Profil i operatorit të zërit Koço Tollko (1929 – 2003)!

0
868

Koço Tollko (1929-2003)
Operator zeri i filmave dokumentar dhe artistik i Kinostudios.

Lindi ne Dardhe te Korces ne vitin 1929. Kreu shkollen e mesme teknike ne Tirane ne degen e ndertimit , por ende pa e mbaruar ate shkoi ne Bashkimin Sovjetik per nje kurs specializimi dy vjecar per operator zeri, prane Studios Qendrore te Filmave Dokumentar ne Moske . Bente pjese ne grupin e pare te 6 kursanteve : E. Keko / Xh. Cipi / J. Nano / P. Lubonja / M. Carka te cilet filluan pune prane Kinostudios “Shqiperia e re” menjehere per ngritjen e saj.

Ishte i pari operator zeri qe regjistroi kronikat e para te Kinostudios. Ka nje merite te vecante ne ngritjen e ketij reparti dhe pergaditjen e nje numri kuadrosh ne kete sektor.

Eshte operatori i zerit i qindra suzheteve te kinoditareve , filmave kronikale dhe dokumentar.

Po keshtu ai eshte autor i kollones zanore i rreth 30 filmave artistik duke filluar qe me filmin “Debatik” – 1961.

Nder filmat kryesor ku ka punuar si operator zeri jane: “Toka e jone” – 1964; “Komisari i drites” – 1966; “Horizonte te hapura” – 1968; “Plage te vjetra” – 1969; “Guximtaret” – 1970; “Gjurma” dhe “Malet me blerim mbuluar” – 1971; “Kryengritje ne pallat” – 1972; “Duke kerkuar 5 oreshin” – 1974; “Cifti i lumtur” -1975; “Fije qe priten” -1976; “Tinguj lufte” – 1976; “Gunat permbi tela” – 1977; “Dollia e dasmes sime” -1978; “Pranvere ne Gjirokaster” dhe “ Pertej mureve te gurta” – 1979; “Keercenimi” -1981; “Thesari” – 1981; “Fundi i nje gjakmarrje” – 1983; “Gjurme ne debore” – 1984; “Te mos heshtesh” -1985; “Kur ndahesh nga shoket” – 1986; “Ne emer te lirise” – 1987; “Shpresa” dhe “Tre vete kapercejne malin -1988!

Pas viteve 90-te emigroi se bashku me familjen ne SH.B.A ku edhe do te nderroi jete me 4 shtator 2003

Ekskluziviteti ne kete faqe 19 janar 2022
___________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare / Toena 2002 / A. T. Hoxha / f.389-390

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply