Profil i regjisorit të madh Pirro Mani (1932-2021) , “Artist i Popullit”!

0
3808

Pirro Mani (1932-2021)
Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.
Aktor / Regjisor dhe pedagog. Mban titullin “Artist i popullit”

Lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë. Ai njihet me teper nga publiku shqiptar si nder regjisoret me brilant ne Teater. Eshte nje figure e shquar në historinë e teatrit dhe kinematografise. Regjisor dhe pedagog i shquar i cili punoj per 25 vjet ne Teatrin Popullor (sot T.K). Në fëmijëri ëndërronte të bëhej sportist,por e tërhiqte edhe skena, cirku si dhe muzika.

Kreu studimet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane ne vitin 1954.
Fati i tij u përcaktu kur iu dha e drejta për të ndjekë studimet e larta në Institutin e Lartë të Kinematografisë në GITIS , ne Moskë. Ishte koha kur regjisorët e diplomuar në shkollat e Europës Lindore, po burrëronin personalitetin e tyre artistik. Ishin Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova dhe po keshtu, Pirro Mani. Atje u shqua për talentin e tij të rrallë sidomos në pjesën “Pamje nga ura”.

Në vitin 1961 u kthye në Shqipëri dhe u emërua regjisor në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korcës ku e drejtoj ate per 8 vjet. Pirro Manin e kish “puthur fati në ballë”, se në laboratoret e teatrit korçar pati nën urdhrat e tij regjisorialë aktorë të klasit të parë, si Pandi Raidhi, bashkëshortët Dhorka dhe Dhimitër Orgocka, Thimi Filipin, Stavri Shkurtin e të tjerë. Së bashku, ata realizuan atje vepra me vlera të qëndrueshme e që lanë mbresa në kujtesën e artdashësit, si “Hijet e Natës” të V. Kokonës, apo që dëshmuan art të shquar regjisorial dhe aktorial.

Pas nje nisje karriere të suksesshme u emërua regjisor dhe aktor në Teatrin Popullor të Tiranës. Vepra e parë që përgatiti për publikun kryeqytetas ishte “Cuca e maleve” e Loni Papës. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Ka qene madje edhe drejtor i ketij Institucioni per nje nje periudhe kohe (1988-1991). Ai ka pergaditur edhe shume studente per aktore dhe rregjisore si pedagog i Mjeshtrise se Aktorit dhe rregjizures ne Insitutin e Larte te Arteve.

Ne vitet 1974-1978 , kryen si pedagog i jashtem detyren e shefit te katedres se Regjizures ne kete Insitut.
Te shumta kane qene shfaqjet e tij ne Teatrin Kombetar rreth 80-te te tilla, gjithashtu ne Estraden e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit, duke inskenuar edhe disa opera te njohura nga repertori muzikor boteror e ai shqiptar.

Nje ndihmese te madhe dha ne afirmimin e drames shqipe, qe mbetet nje merite e vecante e tij. Nder shfaqjet e tij teatrale ne karrieren artistike mund te permendim: “Pamje nga ura” (1961) e A. Miler; “Vdekja e Blanka Postnet” (1962) e Bernard Shout; “Keneta” (1964) simbas romanit te F. Gjates; “Hije te nates” (1965) te V. Kokones; ”Rrethimi i bardhe” (1966) te Naum Priftit.

Gjate viteve 60 – 80-te ishte individualiteti me i shquar i rregjisures sone, duke spikatur per intuiten e mprehte dhe imagjinaten pjellore, stili i tij qe u kulmua me tutje ne Teatrin Kombetar ne vitet 1967-1990. Keshtu mund te vazhdojme me shfaqje te tjera te llojit satiriko-dramatik ose tragjiko-heroik si : “Fytyra e dyte” (1968) e D. Agollit; “I pazevendesueshme” (1974) te Q. Buxhelit; “ Permbytja e madhe” (1976) e Kole Jakoves; “Monserrati” (1983) te Robles; “Prometeu” (1984) te Viktor Eftimiut;

Veti e regjisorit Pirro Mani ishte edhe prirja per te ndertuar kundershti e kontraste te forta me veprime e kahe te percaktuara qe shenderrohej ne fund ne nje metafore si “Vajza pa prike” 1966 te N. Ostrovskit ne teatrin A.Z Cajupi dhe ne ILA NE V. 1971. Spikat ne trajtimin e cliret te komedise se Shekspirit “Nata e 12-te” ne v. 1963 ne teatrin e Korces e me vone ne v. 1987 ne teatrin kombetar .

Krijimtaria e tij rregjisorjale ka rene ne sy edhe ne trajtimin plot nerv e pasion te pjeseve me theks politik te kohes si “Cuca e maleve” (1972) te Loni Papes; “Shenomeni dhe mua” (1974) te H. Minarollit; “Komunistet” (1981”; “Furrnalta” (1976) te R. Pulahes. Nuk duhen lene ne harrese edhe shfaqjet si “Arturo Ui” (1971) te B. Brehtit si nje nga pikat me kulmore te teatrit te Pirro Manit, si dhe “Bidermani dhe zjarrvenesi” (1976) te M. Fisher; “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1972) dramatizim nga romani i I. Kadare; “Kush e solli Doruntinen” (1988); “Epoka para gjyqit” (1978) te E. Kryeziut; 

Pirro Mani dhe Drita Agolli

Roli i pare ne film do te jete ai i Stavri Lares ne “Vitet e para” (1965) me pas do luaje nje personazh qe do ta identifikoje ate ne vitet e mevonshme, pikerisht rolin e Sali Protopapes tek “I teti ne bronz” (1970). Shfaqjen e fundit si aktor do ta kete ne vitin 1994 tek Loin des barbares (Luan Kodra).

Sali Protopapa. Roli me i spikatur ne kinematografine shqiptare interpretuar nga Pirro mani

 Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Ne vitin 1999 behet “Qytetar nderi i Korces” . Prej disa vjetësh jeton në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.

Nderroi jete me 3 qershor 2021.


________________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar qe ne vitin 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: 60 vjet Teatri Kombetar (1945-2005) slatina f. / faqe 77
“Enciklopedia, teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – toena 2009 / papagjoni j. / f. 285-286 / Publikuar qe me pare ne prill 2015 dhe rishikuar ne vitet vijues.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply