Regjisori Kiço Londo!

0
970

Kiço Londo
Regjisor i mirenjohur i teatrit

Lindi ne Fier me 30 mars 1961.
Kryen studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor ne v. 1989. Me pas fillon punen si aktor e me vone rregjizor ne teatrin “Bylis” te Fierit. Nga viti 1992 deri ne v. 1997 emigron ne Greqi. Mbas kthimit te tij aktivizohet si rregjizore prane Estrades se Tiranes. Po ne v. 1997 krijon shoqaten “Cajupi.

Nga 2003 deri ne v. 2006 eshte drejtor i Teatrit Kombetar. Ne vitin 2007 merr detyren e drejtorit te Estrades se Tiranes. Vendos ne skene disa komedi si “Nje burre me dy gra”; “Lezeti i krevatiti dhe i kolltukut” te cilat e konfirmojne si rregjizore.

Aftesia e tij rregjizorjale u duke qe ne v. 1998 kur vendosi ne skenen e Teatrit Kombetar “Kopshti me dallendyshe”. Toni ironik dhe satira e mprehte u shperfaqen saje perdorimit te nje grotesku elegant dhe te nje aktrimi te hijeshem ku spikati loja elegante e Agim Qirjaqit ne rolin e Harrallambit. Kico Londo eshte edhe rregjizori i shfaqjes “Mbreteresha e bukur” (2001) te Mc Donagh i cili i dha sarkazmes mase te merituar sociale e shoqeruar me kritiken e hidhur ndaj dokeve te vjetra, jetes se mbyllur dhe raporteve konservatore ne familje.

Po ne vitin 2001 vendos dramen “Virgjeresha dhe vdekja” te Ariel Dorfman, shfaqje e cila solli paralele tronditese me situaten social – politike ne Shqiperine postkomuniste te rrenuar nga trazirat e 1997, si dhe ne apelimin per mbajtje pergjegjesie e tolerance.

“Portreti i Dorian Grej” te O. Uaildit, shenon perpjekjen e rregjizorit Londo per te paraqitur ne skene dyzimin tragjik te njeriut, raportin e brishte midis bukurise fizike dhe asaj shpirterore, mes artit dhe jetes, rinise dhe plakjes, moralit dhe realitetit. Ndersa permes tregimit psikollogjik te drames “pulebardha “ te Cehovit u soll alegoria Pulebardhes se vrare (enderra) e merzise dhe jets se trishte ne province, e dashurive te deshtuara.

Arritje te tjera te Kico Londos jane edhe shfaqjet: “Gjashte vjet shtatezene” (2000) nje komedi nga B. Cikiltropulos; “Kujdes …kafshon! (2001); “Profesioni me i vjeter” (2003); “Pleshti ne vesh” (2004) ; “Sherbetoret” (2008);

Kico Londo eshte nje rregjizor qe synon veprat e shquara nga dramaturgjia boterore, duke bere nje perzgjedhje te goditur te aktoreve. Mizanskena e tij eshte e tipit te thjeshte ne sy te pare, pa efekte, eperi pamore dhe zhurma, por e menduar dhe funksionale.


_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / Papagjoni . J / f. 271
Foto e nxjerre nga emisioni “Persona Grata” rtsh – 2015.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply