Regjisori Ylli Pepo | Profil!

0
1882

Ylli Pepo
Regjisor, gazetar, skenarist, producent.

Lindi né Korcé, mé 18 qershor 1948. Mbaroi Fakultetin e Historisé dhe té Filologjisé dhe né vitin 1970 u emérua regjisor né TVSH. Ka punuar si shef redaksie, néndrejtor dhe udhéheqés artistik i TVSH-sé pér shumé vite. Realizoi shumé kronika, reportazhe dhe filma dokumentare, né fillim per kulturén, librin. artin dhe mé pas portrete njerézish té ndryshém, né pararojé té punés e profesionit té tyre.
Dokumentari i tij i pare ishte “Zérat e trenave” – vlerésuar me Cmim té paré né Konkursin e Gazetarisé, mé 1972. Ne vitet ‘70—’90 realizon njé mori telereportazhesh dhe filmash dokumentaré, ku spikatin ndér ta: “Néna e 10 femijéve”, “Pérballé njerézve te thjeshté”, “Udhéve té Zagorisé”.

Pas viteve ’90 syri i tii ndjek dukurité e reja qé shoqérojné fazén e tranzicionit né Shqipéri, duke dhéné kuptime té drejta falé depértimit né brendésité shpirtérore té njeriut, sikurse vihet re né filmin fitues té Festivalit II té Televizioneve té Ballkanit, 1998, né Bullgari, “Biznesmeni i vogél”.

Filmat e tjeré: “Sos Albania”, “Miss Albania” (nderuar me diplomé né Mynih té Gjermanisé, 1992, dhe me cmim te’ vecanté né Festivalin e Europés Lindore, Rusi, 1996, “Quo Vadis” (1993. 4 seri), “Buké e hidhur” (1995), “Udhétim ne‘ jeten e dyté‘ (1998), “Orion shrrase nr.3” (2000) etj., véné né fokus njeriun dhe dukurite e dités né véshtiresité e jetés, dashuriné pér tietrin, bukuriné, hiret dhe gézimet rinore etj.

Y. Pepo ka xhiruar mjaft filma pér personalitetet dhe ngjarjet historike té shqiptaréve, si: “Sinfoni Kosovare né 8 kohé” (199l), “Pérmbysja e madhe” (1992), “Pas 600 vjetésh” (1994), “Pér njé komb qé éshté gjallé” (2002), “Aliu” (2005).
Krahas ndihmesés né filmin dokumentar, Y. Pepo njihet si nismétar i filmit artistik televiziv shqiptar. E filloi me pérshtatje dramash, xhiruar né mjedise té hapura jashté skenés, si: “Koha e komisaréve” (1974), “Fisheku né pajé” (1975), “Drita” (1976) etj.. pér té kaluar né filmin artistik televiziv me katér seri “Emblema e dikurshme” (1979) sipas romanit homonim té I. Kadaresé*.

Seriali me 20 seri “Njeréz dhe fate” me skenar té Ruzhdi Pulahés* ishte
njé film dramatik, me pamje realiste pér problemet e mprehta té shoqérisé shqiptare né vitet kaotike té tranzicionit, si shthurja e families, droga, krimi, papunésia, prostitucioni, trafikimi i qenjeve njerézore, vrazhdésia e komunikimit etj. E njéjta optiké, ngaheré duke prekur plagé té rénda sociale, vepron edhe né serialin e fundit televiziv “Dhimbja e dashurisé” (2008) me skenar té Bashkim Kozelit*.

I prirur drejt filmit me motive té forta sociale, né vitet 200l-2004 realizoi disa syresh, si: “Yllka”, “Ishte kohé pér dashuri”, “Njé letér nga Moreja”, “Letra fatale”. Pervec si regjisor, ai punoi edhe pedagog né Universitetin e Tiranés dhe né Akademiné e Arteve pér mediat elektronike. Eshté anétar i disa forumeve ndérkombétare té medias dhe filmit. Mban titullin “Artist i merituar”.

U publikua me pare ne qershor 2020
________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f.347-348.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply