Robert Jashari (1938-2022) | Yje të futbollit shqiptar!

0
612

Robert Jashari
(1938-2022)
Futbollist i shquar i Kombetares dhe Partizanit te viteve `50-`60 si dhe trainer i disa ekipeve te kategorise se dyte.

Lindi me 2 shkurt ne Tirane. Ben pjese ne eliten e lojtareve me te dalluar shqiptar. Ishte njeri nga lojtaret me te shquar te ekipit te Partizanit ku u shpall tre here golashenuesi me i mire i kampionatit te viteve 1963 (18 gola), 1964 (9 gola), 1965 (14 gola) si dhe gjashte here fitues i titullit kampion po me Partizanin brenda harkut kohor 1957 – 1964.


Jashari u rrit jetim nga babai qe e la ate ne moshen 3 vjecare. Djali i një familje të shkolluar në Perëndim, me babanë e diplomuar në Romë, por që shumë shpejt e la jetim: papritmas u nda nga jeta, duke lënë dy djem: Maksimin dhe Robertin 3-vjeçar. E ëma, me origjinë shkodrane, rimartohet me një italian të mbetur pas lufte, me të cilin lind Marion, vëllanë e tretë. Italiani, me dëshirën për t’u kthyer në shtëpi, i kërkonte gruas së tij që, së bashku, të largoheshin nga Shqipëria. Por, nga kriteret e aplikuara nga shteti shqiptar për të huajt, vetëm Mario mund të ikte me ta. Për të mos lënë tre fëmijët e ndarë, ajo vendosi të qëndronte e të sakrifikonte e pamartuar në Shqipëri, ndërsa burri i saj u largua për në Itali, për të mos u takuar më. Kështu fillon jeta e Robert Jasharit në Shtëpinë e Fëmijës dhe konvikte.


Vetëm me një fanellë, ate te kuqen e Partizanit. E fillon me të rinjtë, duke vijuar me “Spartakun” në Kategorinë e Dytë, për t’i lidhur përfundimisht me Partizanin në vitin 1956, transferim qe u realizua në kuadrin e mobilizimit për të kryer shërbimin ushtarak dhe, pas këtij momenti deri në çastin kur la futbollin, jeta, karriera sportive e tij është vetëm me këtë klub, si futbollist dhe trajner. Nga Rexhep Spahiu, Boriçi, Resmja, Pano, Papadhopulli, Ndini, Kraja, Shllaku, Haxhiu, Deliallisi, Merja, Maliqati, Mikel Janku shumë të tjerë, janë pjesë e pandarë e tij. Niko Bespallën e ka pasur “pak më shumë mik”, në veçanti kur ai luante me Partizanin.
Eshtë futbollisti që startin e karrierës, si askush tjetër, e ka të lidhur me një detaj Tek skuadra e Partizanit ne moshen 18 vjecare ai zevendesoi ne vijen e sulmit ikonen e ketij sporti, Mjeshtin e Madh Loro Borici aty nga viti 1956 kur ky luante takimet e fundit si futbollist e duke luajtur perkrah lojtareve te tjere me emer tek ekipi i te kuqve si Refik Resmja dhe Panajot Pano.

Ne vitin 1968 papritur ai e braktis futbollin mbasi emri i tij nuk ishte perfshire ne formacionin e Partizanit qe duhej te luante me Torinon ne ndeshjen e dyte te Kupes se Kupave te sezonit 1968-1969 e programuar te zhvillohej ne Itali.

Me Partizanin ai ishte gjithashtu disa here fitues i Kupes se Republikes dhe vlerat e tij te shkelqyera e bene qe Jashari te grumbullohej me Kombetaren Shqiptare, debut te cilin do e beje ne qershor te vitit 1963 ne ndeshjet kualifikuese per Lojrat Olimpike kunder Bullgarise te luajtur ne Tirane. Me pas seleksionoi vetem 7 ndeshje me perfaqesuesen kuqezi. Ndeshja e fundit e tij ishte ne maj te vitit 1965 ne ndeshjet kualifikuese per Kupen e Botes kunder Irlandes se Veriut madje duke shenuar edhe nje gol shume te bukur.

Ne pozicionin e trainerit Robert Jashari arrin ne vitin 1981 te parin sukses ne historine e skuadres se 31 Korrikut duke e derguar kete ekip ne kategorine e pare. Ne fundvitet ’50-’60 u diplomua edhe si trajner me Kategorinë II, duke stërvitur skuadrën e pionierëve të Pallatit të Pionerëve, nga i cili kanë filluar karrierën Gani Xhafa, Skënder Hyka, por edhe Medin Zhega.

Drejtoi si trainer edhe ekipet Yllin e Kuq, Apolonia, Butrintin, Dajti dhe Katrioti gjithmone ne Kategorine e II. Ishte edhe drejtor teknik i Partizanit.

Ndahet nga jeta me 22 janar 2022

___________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply