(Roli i jetës) | Roli i “teta” Xhanos në kinemanë për fëmijë dhe “Beni ecën vetë”!

0
611

(Roli i jetës) | Roli i “teta” Xhanos në kinemanë për fëmijë!

Ajo, u rrit me Kinematografine Shqiptare!
Kinematografia Shqiptare u rrit me shume me te!

E mira, e paharruara Xhanfize Keko u gjend ne momentin e duhur ne historine e Kinematografise Shqiptare jo vetem thjesht ne diten e inaugurimit te Kinostudios “Shqiperia e Re” por edhe si nje nga portretet me te shendritshme te cilat kinematografia e jone mund te paraqese nder kohera!

Ishte aty qe ne nisje, per tu shnderruar shume shpejt ne nje nga njerezit me te afte pas kuintave, ata te cilet spektatori nuk i njeh si portret por jane njerezit si ajo per te cilet arti, ka aq shume nevoje ta shpien perpara me punen e tyre!

Xhanfizo Keko duke marre nje peshe te madhe mbi supe dhe gjithnje duke guxuar te hedhe hapin e pare ne disa poste tejet te rendesishme te nje kinematografie te sapo krijuar!
Ajo pati dale nga shkolla e famshme ruse e montazhit filmik edhe regjise, Lev Kuleshov. Shkolle nga e cila pati dale edhe regjizori i madh rus Sergei Ajzenshtain! Ishte ajo qe hapi dhe drejtoi e para sektorin e montazhit dhe pikerisht aty ne ate post e gjeti themelimi i kinostudios ndersa data 10 Korrik 1952 e gjeti nje vajze te bukur me nje fustan ne ngjyre te celur tek oborri i kinostudios dhe me nje jastek te kuq nder duar ne te cilin gjendeshin gersheret qe do te prisnin shiritin e inaugurimit.

Kinostudioja “Shqiperia e Re” hynte ne udhen e historise per te ecur ne nje bashkeudhetim te gjate me Xhanfize Kekon e cila shpesh here, do ta merrte per dore per ta udhehequr ne nje rruge te sigurte suksesi!

Ishte ajo vajze simpatike qe dikur shiste bileta kinemaje e cila, ne nje kohe kur koncepti per femrat nuk e lejonte akoma fjalen emancipim, do te behej pervec se regjisorja e pare dhe themeluesja e shkolles se montazhit, do te behej edhe e para regjisore femer e filmit artistik dhe mbi te tera, e para regjisore dhe si askush tjeter e suksesshme ne gjinine e filmit artistik per femije!

Ishte krijuesja e pothuaj te tere filmave per femije te inspiruar nga shkrimtaret tane shume te mire te asaj kohe si Bedri dedja apo Kico Blushi dhe ajo lloj kinemaje, eshte nje veper gjigande e cila meriton plotesisht te mbaje emrin e saja sepse me ate veper te pafundme, ajo skaliti pergjithnje me germa te arta emrin e saja ne histori!

A ju kujtohen disa femije te cilet benin kryengritje ne pallat? Po ajo vajza e vogel e llastuar me emrin Mimoza a ju kujtohet?
Nje femije i varfer ne kohe lufte i cili kishte dashuri per violinen dhe u godit eger pse guxoi te prekte violinen e nje femije te pasur e mbani mend?

A keni njohur nje djale te vogel coban i cili kerkonte te braktiste dhente dhe te ngjitej ne mal me partizanet?
Benin, nga nje qytet qe quhej Korce dhe arriti te vrase friken e te ece vete ne jete pa perkedheljet e tepruara te prinderve a nuk e njohim te tere?

Femijet vigjilente qe vinin pas disa gjurmash? Femijet e varfer te rritur ne nje fushe anes lumit te cilet fashistet ua moren dhe ata nuk kishin se cte benin tjeter pervec se te grumbulloheshin kokeulur rreth kryetarit te tyre qe quhej Tomka i njihni?
A jeni prekur nga lutjet e Taulantit te vogel i cili kerkonte nje moter?…
Te tere ata personazhe te vegjel, ne menyre figurative, u sollen ne jete ne kinema dhe u rriten ne syte tane nga e njejta nene!

Xhanfize Keko!

Ajo tashme gjendet lart ne qiell dhe ylli i saj ndrin ne te njejtin konstelacion yjesh te artit shqiptar!
Per ne, si nje finale te shkelqyer te punes se saj ne Kinemane Feminore sic quhet ndryshe, ajo la nje portret sa te paharrueshem aq edhe te qendrueshem pergjithnje ndaj harreses se kohes.
Benin!

“Beni ecen vete”
Ne qytetet shqiptare, ne fundvitin e viteve 60-te dhe fillimin e viteve 70-te, familjet e reja intelektuale, paten mare ate fizionomine e tyre te qarte. Duke qene te punesuar me shume se si klase punetore, ne poste te cilin kishin pak a shume te ardhura relativisht jo te keqija sipas kushteve te atehershme, te tilla familje te reja, kishin disa pika te perbashketa te cilat, dalengadale po shnderroheshin ne nje model te shoqerise (per aq sa mundej te quhej e perparuar) se qytetit shqiptar.

Jetonin ne pallate me shesh te mjaftueshem perpara, kishin radio, biblioteke te vogel, shpesh frigorifer, nuk u mungonin ushqimet dhe veshja, mund te rrisnin fare pa probleme nje femije te cilit nuk i mungonte shkollimi, shendetesia dhe librat ne shtepi!
Nje lloj aristokracie e vogel e fshehur mire thelle ne gjirin e realitetit socialist shqiptar.

Ne shumicen derrmuese te rasteve, ishin njerez te zbritur nga fshati dhe te studiuar ne shkolle ne qytet ne te cilin me pas, ndertonin jeten e tyre qytetare dhe keshtu, si prej detyrimeve ne pune por edhe prej kujtimeve jo te mira te nje realiteti ku kishte shume balte, draper, kazem dhe buke te zeze apo buke misri asaj kohe, ata nuk kishin kontakte te shpeshta me fashtin, origjinen e tyre dhe benin te pamunduren qe femijet e tyre te ardhur ne jete te rriteshin me maksimumin e kujdesit deri ne llastim, duke mos patur as edhe nje gje te perbashket me feminine e prinderve te tyre…

Ashut sic pretendonin te njejten gje prinderit e mi per mua, ashtu sic pretendonin prinderit e tu te njejten gje edhe per ty…
Disi keshtu fillon e ze vend ne fantazine e Kico Blushit portreti i nje femije te tille, ne te tilla kushteve shoqerore dhe problemi gjithnje e ne rritje se cdo te behet me keta femije intelektualesh, qe sa vinin e shtoheshin!

Cdo te behej me keta femije, te cileve nen kujdesin e tepruar prinderor, pa kuptuar po u refuzohej shoqeria me femije te tjere ne rruge, po u refuzohej, lendina, lumi, pemet, mali, kontakti me femije te tjere dhe mbi te tera, edukimi per tu perpjekur ne jete, per te luftuar vete!

“Artisti i popullit” Pandi Raidhi mban ne krah “Benin”

Eshte momenti qe arti shqiptar i detyrohet shume, perjete Xhanfize Kekos! Ajo gjeti ne portretin e Herion Mustafarait, Benin, Benin tone te dashur!
Njeriu dhe aktori i mrekullueshem Pandi Raidhi do te perfaqesoje njeriun e forte qe Beni kishte nevoje dhe pikerisht, ai xhaxhai i tij qe do ti bente “kursin” e jetes ne nje periudhe pushimesh te paharrueshme ne fshat, te cilat do ti nderronin jeten Benit dhe, shoqerise intelektuale shqiptare, mentalitetin per rritjen e femijeve!

Ne portretin e Zhani Zicishtit u gjend familjari i ri, intelektual dhe gjithashtu, tek simpatikja dhe mama Yllka Mujo, u gjend mamaja e re, perfaqesuese edhe ajo e nje familjeje te tille.
Ishte nje cift me se i “goditur”

Dhorke Orgocka, nje nga figurat me te medha te trupes se teatrit te Korces ishte njeriu me se i sakte per rolin e tetos.
Natyrisht, ne histori mbeti Herioni ne rolin e Benit por papritmas u be po aq e famshme ndonese me me pak pjesemarrje ne film, edhe “Tullumbacja” – Selma Sotirllari!

Ata femije, nuk do te mund te na falnin ate cka na falen po te mos qendronte prane tyre, “teta” Xhanfize!

Sa per pjeset plotesuese te ketij filmi stacion i vecante ne memorien tone… vertet, kujt i ka vajtur mendja ti beje nje kompliment Limos Dizdarit per ate kolone muzikore gjate udhetimit nga qyteti (Korca) deri tek burimi i ujit prane fshatit (Vithkuq)?

Kush i ka bere komplimente kameramanit Saimir Kokona per pamjet filmike te cilat krejt pa kuptuar te shpien nen te njejten natyrshmeri nga Tirana ne Korce? Apo nga oborri dhe sheshi para nje pallati drejt e ne Vithkuq te Korces?

Te mos harrojme! Ky film kaq i fresket dhe aktual per kedo, i perket vitit 1975!

Meritat dhe vlerat e filmit!
“Beni ecen vete” vinte pas tre filmave per femije te Xhanfize Kekos, te cilet u mirepriten nga spektatori dhe me e rendesishmje, nga femijet te cilet mbushen kinemate!
Behet fjale per “Kryengritje ne pallat”, “Qyteti me i ri ne bote” dhe “Mimoza llastica”.

“Beni ecen vete”, i dha emrin e merituar ne histori Xhanfize Kekos por edhe nje perle tjeter me shume kinemase shqiptare.

Udha per te arritur “Pas gjurmeve”,”Partizani i vogel Velo”,”Tinguj lufte”, “Taulanti kerkon nje moter”,”Nje vonese e vogel”,”Tomka dhe shoket e tij” etj., tashme ishte hapur!

Ne te ardhmen dy filma te saj do te fitonin cmime te rendesishem ne Itali ne nje festival nderkombetar filmi me nje juri prej me shume se 1.000 femijesh!

Kinematografia feminore e cila pati dhene shenja te mira me “Debatik” me 1961, sapo kishte siguruar te ardhmen e saje,!

Nje kryeveper si “Lulekuqet mbi mure” nuk do te ishte larg!
Personazhe te tjere feminore si Miri ne “Shtepine tone” dhe Tili “Shoku i yne Tili” do te vinin me pas!

Pas suksesit te jashtezakonshem te filmit i cili pasonte suksesin e madh te romanit me te njejtin emer te Kico Blushit, nje ere e re ndryshimi filloi te ndihej ne marredheniet prinder femije ne familjet intelektuale shqiptare. Prinderit filluan t`i dergonin me shpesh dhe me gjate femijet per pushime drejt fshatit. Kampet e pioniereve filluan te gumezhijne e te shtohen me shume.

Kampet ditore te femijeve, filluan te mbushen gjithashtu.
Aktivitetet e organizuara jashteshkollore si ekskursionet ne pyje, rrethet e botanikes apo alpinizmi per femije, filluan te shtojne aktivitetin e tyre.

Tek e fundit, shikoje me shume femije qe laheshin ne lumenj e perrenj por edhe qe hipnin me shpesh ne peme!!
Drejt kinemase feminore filluan te vershojne shume femije. Drejt teatrit apo estrades ne rrethe te organizuar te Pallatit te Pioniereve gjithashtu!

Nga Coli (Shpetim Zani) dhe Adushi (Ilir Celia) u gjendem ne nje grup aktoresh te mirefillte femije si Herion Mustafaraj, Enea Zhegu, Selma Sotirllari, Genc Mosho, Darli Cepele, Dritan Kaba e te tjere femije te cilet interpretuan me sukses edhe ne teater si p.sh. “Lenini dhe femijet”.

Pra, kuptohet fare qarte se sa shume ndikoi filmi artistik per femije “Beni ecen vete” ne kinemane tone dhe jeten ne realitetin shqiptar.
Sa shume qe i fali nga vetja kinemase shqiptare njeriu i mrekullueshem Xhanfize Keko!
Faleminderit “teta” Xhano!

© Material i rezervuar | Per “Kinematografia Shqiptare” nga Arian Muraj / Origjinali i dates se publikimit per here te pare:
18 maj 2013.

Linku i tekstit origjinal:

https://m.facebook.com/nt/screen/?params=%7B%22note_id%22%3A336529224309897%7D&path=%2Fnotes%2Fnote%2F&_rdr

__________________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply