Teodor Siliqi (1931-2011), producenti i filmit dhe mjeshtri i shahut!

0
1668

Teodor Siliqi (1931 – 2011)
Producent i filmit te Kinostudios “Shqiperia e re” si dhe kampion kombetar i shahut.  Njeri nga shembujt kur arti dhe sporti ecin se bashku!

Lindi me 23 mars 1931. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” ne degen e artit dramatik me korrespondence.

Me 1956 fillon punen si dispecer i filmit dhe i Filmotekes ne Kinostudio “Shqiperia e re” . Punoi ne sektorin e filmit artistik qe me krijimin e tij ne v. 1956.

Realizoi si producent filmin e pare artistik shqiptar te metrazhit te gjate “Tana” (1958). Pervec filmave kronikale dhe dokumentare, deri ne vitin 1972 drejtoi xhirimin e filmave “Toka e jone” – 1964, “Duel i heshtur” – 1967, “prita” – 1968, “I teti ne bronz” – 1970, “Kapedani” – 1972.

Kaloi per disa vjet si Kryetar i deges se prodhimit te filmave kronikal, dokumentare, vizatimore e artistike dhe ne vitin 1984 rikthehet si producent duke realizuar deri me 1991 edhe 10 filma te tjere: “Kush vdese ne kembe” – 1984, “Lundrimi i pare” – 1984, “Fjale pa fund” – 1986, “Nje jete me shume” – 1986, “Binaret” – 1987, “Sinjali i dashurise” – 1988, “Shpresa” – 1988, “Babai i studentit” – 1988, “Vetmi” – 1990, “Enigma” – 1991. I Kryetar i Deges se Prodhimit dha nje ndihmese te dukshme ne organizimin e prodhimit te filmave te te gjitha gjinive si dhe ne pergaditjen e kuadrit te kesaj fushe.

Si hob i gjithe jetes se tij ka qene sporti i shahut te cilin e ka ushtruar me virtuozitet duke marre pjese rregullisht ne shume veprimtari kombetare dhe nderkombetare te shahut e duke u shpallur edhe Mjeshter sporti.

Duhet permendur se ne v. 1948 ka qene edhe kampion kombetar ne shah. Ne vitin 1966 boton librin e pare te shahut ne Shqiperi me titull “Loja e shahut” si dhe librin tjeter “Fitoret tona me shahistet e pese kontinenteve” (1980). Del ne pension ne v. 1991.

Me pas emigron ne Kliveland (Ohajo) SH.B.A .

Nderron jete me 3 mars 2011.
___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 355. 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply