Vangjeli Pikuli (1929-2021)
Aktore e Teatrit Popullor. I perket atij brezi qe nuk paten fatin te interpretonin gjate ne skene, tamam si rrugetimi i nje meteori.
U lind ne Korce me 9 shkurt 1929. Qe ne qytetin e saj te lindjes mbaroj Liceun dhe u aktivizu nē grupet artisike. Si aktiviste e Rinise antifashiste ēshtē burgosur dy herē sē bashku me motrēn e saj Pavlinēn. Nē Korrik 1944 del nē ilegalitet duke u bere pjestare e Asamblit te Ushtrise Nacional Clirimtare. Mē 1948 u martua me Perika Pikulin dhe u transferuan nē Tiranē.
Sapo mbaron shkollen e mesme ne vitin 1948 fillon ne Teatrin Popullor si aktore. Ka patur rreth 20 vjet aktivitet ne skenen e ketij teatri derisa largohet ne vitin 1974 kur tranferohet. Edhe pse interpretoi fare pak role, dhe shume pak nga ato role ishin kryesore, ajo mbahet mend nga nje brez me i rritur si nje aktore e talentuar por qe nuk pati fatin te shfaqe gjithe aftesine e saj per shkakun qe i duhej te punonte ne nje kohe kur ne teatrin popullor ishin aktore yje te nje niveli te larte aktrimi .
Ka interpretuar rreth 25 role ne skenen e Teatrit Popullor nga ku mund te vecohen rolet si: Gorillovas, Zhenja, Saida, Tefta, Elena, Jan Mai Ti e disa te tjere.
Ne kinematografine shqiptare emrin e saj e gjejme ne filmat e pare si interpretuese tek “Femijet e saj” (1957); “Oshetime ne bregdet” (1966).


Mē 1970 u transferua familjarisht nē qytetin e Beratit. Vangjelia emerohet drejtoresh e Kinoteatri “Tekstilisti” , detyrē qē e kreu me pērkushtim deri nē 1981 kur doli nē pension.
Aktorja nderroi jete me 2 korrik 2021 dhe te gjithe heshten pa u kujtuar askush per lajmin e largimit nga jeta te kesaj zonje cila kishte qene dikur nje nder Yjet e teatrit shqiptar. Kjo eshte gjendja e informatikes shqiptare tejet “e kalbur” me anen politike ndersa persa i perket artit dhe artisteve tane, vetem heshtje!
Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten : qershor 2020
_______________
Kinematografia shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “1945-2005 60 vjet Teatri Kombetar” / Shtepia Botuese 55 / F. Slatina / f. 53 si dhe nje seleksionim informacionit online.
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw