Vera Zheji, zonja zeri apo teto Sandra!

0
4895

#KinematografiaShqiptare      #ProfileArtistesh      #VeraZheji

Vera Zheji
“Zonja zeri” ose e mirenjohur ne rolin e teto Sandres ne komedine e shkelqyer “Shi ne plazh”.

Zeri i dashur i perrallave ne Radio Tirana, jeta dhe profesioni, pasioni i saj i papermbushur e nevoja per te mbijetuar…

“Gjysma e jetës njeriut i ikën duke kujtuar sendet që ka përdorur, vendet ku ka qenë, njerëzit që ka takuar, zërat që ka dëgjuar. Në këtë pikë i ngjajmë pak reptilëve që deri sa të plakemi e lëmë lëkurën dherave dhe ferrave disa herë” – VERA ZHEJI.

Lindi me 30 janar 1933. Familja e saj rrjedh nga Zagoria. Ajo ishte e nje mendimit se familja Zheji, ka qenë “e seleksionuar”. Megjithë kontributin që kanë dhënë në kulturë Zhejët, Vera, Gjergj dhe padyshim Petro Zheji, kanë pasur mbi krye hijen politike të të atit.

Spiro Zheji kishte qene kryetar ne Akademinë Ushtarake në Itali, shërbeu oficer në periudhën zogiste, u internua nga italianët me gjithë familjen, u kthye prapë në Shqipëri, ndërsa pushteti popullor vinte nga ana tjetër.

Vera punoi si spikere, folese ne Radio Tirana per 27 vjet. Filloi punen me 12 shkurt 1948, qe ne moshe fare te re 15 vjecare .
U bë një konkurs i shkollave të mesme. Atë kohë nuk mund të futej në mikrofon kushdo, qoftë nga ana profesionale po edhe nga ana e seleksionimit natyral (dmth familja nga vinte konkurruesi). Veres i takoi te lexoi një fragment nga libri i historisë, revolucionet e 1848-ës në Evropë. Dhe karshi saj ishte një inxhinier italian që punonte akoma në Shqipëri dhe 2-3 të tjerë që e dëgjonin thanë: kjo vajza ka zë të mirë. Në gjithë atë turmë konkurruesish fitoi ajo.

Dhe ja impakti me publiku …..transmetimi ishte direkt, atëherë nuk kishte rregjistrime. Lexoi një fragment për një heroinë të Bashkimit Sovjetik. Në studio e dëgjonte edhe spikerja e parë e Shqipërisë Kaliopi Nushi. Edhe ajo i dha kënaqësi tek i thoshte bravo, bravo, e lexove mirë.
Që nga ajo ditë u bë spikere në Radio Tirana. Emisionet e saj të para kanë qenë emisionet e rinisë.

“Në atë periudhë kaloi jeta, kaloi adoleshenca, kaloi rinia, kaluan të gjitha, të gjitha, të gjitha. Edhe sot, jam aq sa dukem.”

Pastaj brenda punës, emisione të ndryshme që ajo i formoi, “Bota e përrallave”, “Universiteti popullor i radios”, “Enciklopedia e radios” e disa të tjera, u bënë në sajë të mënyrës unikale të të lexuarit jo vetëm për lajme, por dhe për gjëra kulturore. Ajo e leshonte tërë veten tek autorët, tek personazhet, tek bota e përrallave, te zogu, te pula, te gjeli, te macja, te qeni, dhe e gjente veten më rehat.

“Isha më e lirë në krijimtarinë time”.
Se në fund të fundit, për Vera Zhejin te qenurit spikere është krijimtari dhe është një krijimtari e vështirë. Të jesh spikere duhet të kesh një dhunti natyrale – kryesorja është zëri. Atë ta jep Zoti. Gjithashtu duhet të kesh një nivel kulturor, patjetër. Kur del në mikrofon duhet të respektosh qoftë dhe një dëgjues të vetëm. Jo të flasësh për veten por të flasësh për atë. Rëndësi ka që të transmetosh me saktësi atë që të japin përpara dhe me qartësinë më të madhe të të folurit. Çdo fjalë brenda fjalisë ka të drejtë të jetojë.

Ajo ka menduar gjithnje se duhet te ketë një shkollë për të folurin e mikrofonit.
Eh! Nostalgjia e pasditeve të njëherë e një kohe me zërin në mikrofon: “Fëmijë të dashur po fillojmë përrallëzën tuaj.” Me siguri çdo i vogël, 30-40 vjet përpara, do të ketë ndjerë sikur zëri t’i drejtohej atij …….

1975, Vera Zheji lë përfundimisht Radion dhe falë miratimit të drejtoreshës Nefo Myftiu, kaloi pedagoge e fjalës artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension. Me pas punoi në shfaqjen “Banja” të Majakovskit që përgatiti Kujtim Spahivogli në teatrin brenda Institutit, shfaqje që u dënua, ndërsa fati i Spahivoglit mori rrokullimën.

Pas viteve nëntëdhjetë emigroi në Greqi. Ndjente një borxh ndaj të ardhmes së të bijës, Lea Plumbit, të cilën si mbesë e Spiro Zhejit, në vitin 1982 e kishin transferuar në Gramsh.

Me iniciativën e saj ka seleksionuar 60 përralla. Përralla dhe fabula nga Naim Frashëri, përshtatje nga La Fonteni edhe prej Çajupit, prej Nonda Bulkës, mësuesi i saj.

Ne vitin 2008 i eshte kthyer rregjistrimit në Radio Tirana. Ndofta ne realizimin e një mbrëmje poetike me poezi dikur të ndaluara të Fishtës, një kryevepër si “Gjuha shqipe” që asnjëherë nuk mundi ta lexojë me studentët.
Në këtë fund jete, ajo do kishte dashur pak ekonomi që bashkë me 5-6 kolegë si Robert Ndrenika të hapte një teatër privat për të lëvruar mjeshtërinë e aktorit, e nëse do të kishte guxim, të luante njëherë Mëmën Kurazhë të Brehtit dhe nënën e Hamletit, mbretëreshën fatkeqe Gertrudë, role të zemrës.

Prapë po të kishte kurajë do të shkruante “Jeta ime në mikrofon” ku do të fliste për atë profesion që ka bërë më gjatë në jetë, një punë që në Shqipërinë e asaj kohe kishte një raport të fortë politik, do të fliste edhe për ata kolegë të dashur, “reaksionarë të mëdhenj” si Haki Bejleri, apo si ajo vetë, Vera Zheji.

Po pasioni ?
“Me teper se sa pasioni, ishte nevoja për të ngrënë bukë. Pasioni im ka qenë teatri, të cilin nuk e realizova dot kurrë. Dhe në rast se unë, me sa duket jam bërë spikere e mirë, derisa populli më respekton – i detyrohem shumë popullit tim – u bëra në sajë të atij pasioni që kisha për t’u bërë aktore. Brezi i ri nuk e kupton dot seleksionimin natyral të asaj kohe. Në qoftë se në radio unë isha e domosdoshme, se kështu thoshin, – nuk ka njeri të pazëvendësueshëm po të domosdoshëm – në teatër nuk isha kaq e domosdoshme. Kishte njerëz të tjerë, aktore të tjera.”

Megjithate ajo do të kujtohet si Sandra me floket e thinjura te prera shkurt në komedinë “Shi në plazh”, rol që i shërbeu si një lloj pasaporte. Eshte shfaqur edhe ne dy-tre role te tjera fare episodike si tek shfaqja “Mesuesi i letersise”; filmat “Dhe vjen nje dite”; “Familja ime” etj. Ndofta dhe rastesi por interesant eshte fakti qe ne te gjitha pjeset ku ka interpretuar rolin, ka patur ne krah aktoren Elvira Gjata – Bahiti.
_______
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Gazeta online “Shekulli” (2008). Publikuar per faqen ne Facebook ne qershor 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here