(VIDEO) “NË GJURMËT E SHEKUJVE”!

0
491

 

NE GJURMET E SHEKUJVE.
Përshkrimi: Lisat shekullore mbulojne qytetin antik. Gjeologet kane ngritur cadrat e tyre. Afer Konispolit ndodhet Cuka, ketu eshte nje mur i larte, 2 metra. Qyteti eshte i kanalizuar dhe me shkalle. Edhe lugina e Matit u perdor per zbulime arkeologjike perpara se te hidhej uje. Ketu u gjenden objekte interesante si thika, sepata ilire. Ne fillim paraqiten disa kuadro te vizatuara qe paraqesin punimin e mineraleve nga iliret. Monedha, armatime, perkrenore, mburoja, dhe parzmore te ilireve. Stoli te grave ilire. Vizatime, iliret duke punuar ene balte. Ene balte karakteristike me bisht lart. 266.40 m

Ne nje nga lagjet e pasura te qytetit u zbulua nje shtepi qe mendohet te kete qene e nje nepunesi te larte te shtetit. Dhomat e kesaj shtepie ishin te zbukuruara me pllaka mermeri dhe mozaike shumengjyresh. Motivet e mozaikeve jane marre nga mitet popullore. E bukura e detit, Eneida. Qyteti ka sistem kanalizimesh, shtepia ka sistem ngrohje, banjo, etj. U zbuluan skulpura: nje koke femije, trupi i Apollonit, Demosteni, busti i nje filozofi, shtati i Athinase. Jashte mureve te qytetit jane varret. Ne varre jane gjetur stoli qe u jane vene te vdekurve. Ne disa varre jane gjetur ene prej balte qe perdoreshin per te futur hirin e te vdekurve. Te jitha keto elemente tregojne kulturen e lashte te popullit tone. Apollonia, pamje e saj nga larg e afer. Ekspedita gjeologjike e universitetit e ndihmuar nga arkeologu i BS. Ketu zbulohet nje godine zyrtare. U gjeten 5 skulptura. Ne kete ekspedite jane Selim Islami, gjeologu sovjetik, etj.

Operator: Agim Fortuzi

Bashkepunetore:: Irena Harito, Hasan Ceka, Selim Islami, Vasil Lalo, Koco Tollko, Beqir Xhepa
Regjia: Shkelzen Shala, Agim Fortuzi
Skenari: Shkelzen Shala
Muzika: Ismail Balla, formulim
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1960
Kohëzgjatja: 14 min
(Informacioni si mbas AQSHF)

__________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply