(ARKIV) BASKETBOLL | 1985 – KUPA E REPUBLIKËS!

0
839

Basketboll, femra | Flamurtari fitues i Kupes se Republikes, 1985!

Ishte ajo nje jave e vecante nga te tjerat . E ngarkuar me me shume emocione , ngjarje sportive dhe artistike. Dhe me fitore natyrisht.
Ne pak dite ekipet e Flamurtarit fituan dy Kupa. Entuziazmi i fitores se Kupes ne Futboll i shoqeroi vajzat e Flamurtarit ne pese ditet e finaleve te basketbollit. Me i shqetesuari ato dite ishte “Babushi” sic e therrisnin ndaresin e biletave ne Vlore.

Kujt t`ia prishte dhe kujt t`ia ndreqte ? Kerkesat ishin aq te shumta. Ata qe nuk hynin dot ne palatin e sportit rrinin jashte duke pritur fitoren e ekipit . Megjithate , autobusi i xhirimit te Tvsh-se i ndihmoi ata shume duke nxjerrur nje monitor tek dera e prapme e tij.

Ndeshjet ndiqeshin sikur te ishin ne salle . Te tjera emocione keto. Entuziaz mi ne pallatin e sportit ishte me i kapshem. Emocionet jane me te shumta. Dhe shtohen keto emocione kur ka rivalitet. Kjo e ngarkoi kupen me shume dramacitet per te ardhur tek dita e fundit tek tradicionalja Flamurtari-17 Nentori, per te ardhur tek sekondat e fundit kur ai top i mberthyer nga Sadushi e coi Flamurtarin e ne fitoren e Kupes e duke ngritur peshe entuziazmin ne pallat .

Ceremonia e mbylljes u shenderrua ne nje manifestim gezimi.
E ndjenin vlonjatet se do e fitonin edhe kete kupe . E kishte ndjere kete edhe piktori Sabaudin Xheferri ne “kompozimin” e tij “Basketbollistet” te vendosur ne ekspoziten e piktoreve vlonjate qe u hap diten e pare te finaleve …….

Gjalleria e atyre diteve u ndje edhe ne takimin e ngrohte ne paraditen e dites se fundit te finaleve, takim i cili u organizua nga klubi sportiv Flamurtari ne Plazhin e Ri.
Basketbollistet e ekipeve te ndryshme erdhen ketu dhe u bashkuan me njera tjetren e duke nisur nje dialog te kendeshem e rinor te cilet e bene edhe me miqesor dhe relaksues aktoret dhe kengetaret e estrades se Vlores.

Dhe ne mbremje ajo finale e finaleve , marrja e kupes, perqafime, fotografite e rastit me ekipin fitues. Sokoli djali i vogel i Pjereta Sadushit merzitet sepse nuk e lene te dale ne fotografi prane se jemes ne foton zyrtare te ekipit fitues.

Erdhi e u mbyll ajo jave me mbremjen tematike te organizuar ne pallatin e sportit.
Ekipet fitues u pershendeten me sportedashesit . U vune ne levizje me shume dashamiresi per kete mbremje te gjitha forcat krijuese te rrethit. Madje edhe te ftuar. U bashkuan humori i Pellumb Kulles, Flamurit, Arqilese, Artistit te merituar Albert Minges e shume te tjereve.
Ne mesin e ekipeve fitues edhe dy futbolliste te saj qe sapo u larguan nga veprimtaria sportive: Uran Xhafa dhe Edmond Licaj.

Vlora dha nje shembull me vlere edhe per te tjeret . Sporti nuk eshte i bukur vetem ne ndeshje . Dhe fitoret e tij nuk jane thjeshte vetem te nje ekipi , por ne kuptimin e vertete te sportit te ri ata i perkasin te gjitheve ( per gazeten Sporti Popullor, Vladimir Grillo)

 

 

Te japesh mendime per ndeshjet e nje Kupe Republike kur skuadra qe ti drejton eshte fituese e saj , doemos eshte shume e veshtire.

Kupat kane emocionet e vecanta. Ato te ndjekin tere befasi , ankth e shprese, besim, perspektive.
Ne ato pese dite te finaleve kane ate ploteri dhe ato “copeza sportive” te nevojshme per te kuptuar se sa origjinale jane marredheniet tona sportive qe bashkojne sportistin, trajnerin, gjyqtarin, gazetarin, shikuesin, familjen, shkollen vendin e punes….

Finalet e ketij viti u hapen me nje ndeshje dramatike midis “Vllaznise” dhe “17 Nentorit” (shpesh Vllaznia shtatelarte ne diten e pare ndeshet me pengesa te forta) , e cila emocionoi kaq shume shikuesit e zjarrte vlonjat .

Keshtu nisi Kupa dhe ne asnjehere s`kemi qene ne nje gjendje aq te veshtire….Sepse 17 Nentori i mirenjohur , i rinvuar ne perberje e ne taktikat mbrojtese (kujtojme ate mbrojtjen 4 + 1 me Flamurtarin ne finale ku neutralizoi kaq bukur te kudondodhuren Lacaj), s`do te praninte lehte te largohej nga ai piedestal ku ishte ngjitur 16 here .

Ai ishte aq i denje sa edhe Flamurtari . Mjafton te kujtojme ate ndeshje vendimtare 69-67 , ku basketbollistet e te dyja skuadrave treguan jo vetem cilesine e re te luftes sportive ne basketbollin e femrave, por edhe ate pjekuri psikollogjike , taktike e aftesi te menjehershme per te mobilizuar ne maksimum forcat permes “konflikteve” te mrehta te nderlikuara sportive .

Jane caste ku krijimi individual behet vendimtar …..
Cdo te ndodhe me tej me Labinotin skuadren qe zuri me merite vendin e trete ku trajneri Sh. Hyskja po i rikthen skuadres forcen e dikurshme , por tani permes nje basketbolli te ri ne ndertim e ide te reja ?

E pra disa gabime te E. Rucit, Shehut, Myrtos, Shytermese, Fushes etj. neper ndeshje kaq te mprehta per nga rezultati , s`perbejne motiv te forte per te zbehur vlerat e basketbollisteve tona, vlera ne rritje te pervitshme.

S`ka si te mos pranojme tashti rritje te tilla si rritja e cilesise trupore e brezit te ri 16-18 vjecar ( 6 vajza me lartesi 180-181 cm) qe jane edhe tek Luftetari, 31 Korriku e Apolonia, qendrueshmeria e lartesise 175-178 cm tek lojtaret kryesore e shoqeruar edhe me ate pjekuri kaq te nevojshme me moshen 23 – 28 vjecare ; ndryshimet teknike te lojtareve anesore qe luajne me efektivitet edhe larg tabeles deri ne gjuajtje 3 pikeshe; rritje e peshes specifike te sistemeve te ndryshme te mbrojtjes zonale e asaj te kombinuar ; tendenca e shumices se skemave taktike per te perfituar prodhueshmeri maksimale ( 2 pike + nje gjuajtje te lire + gabim personal + gabim te pergjithshem te skuadres) ; aftesi per te alternuar ritmin e larte me ate te ulet pa nderhyrjen e trajnerit etj.
(Nga shenimet e trajnerit te Flamurtarit)

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 7 korrik 2022

_________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Referenca: Gazeta “Sporti Popullor” 19 shkurt 1985 (f. 1-2) / Koleksioni personal (P. Bj)

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here