FIFA – Kupa e Botës 1938! Një ndeshje me emocione të pafundme!

0
1002

Ka qene ora 5 e mbasdites se dates 5 Qershor 1938, kur gjyqtari nga Suedia Ivan Eklind i ka fryre bilbilit për të filluar njeren nga ndeshjet me dritheruese ne historine e kupes se botes ne Futboll, te zhvilluar ne Strasburg ne stadiumin “Stade de la Meinau” qe ishte i mbushur me rreth 15.000 tifozë, duke përfshirë një grup prej njemijë polakësh – kryesisht emigrantë, te cilet punonin në minierat e qymyrit në Francën veriore.

Brazil vs Poloni!

Tifozët brazilian nuk ishin të shumta, dhe francezët ishin kryesisht për ekipin nga Amerika e Jugut. Brazili ne vitet 30`-te nuk eshte se mbahej si njera nga skuadrat “Top” te botes, megjithate akoma edhe sot besohet te kete qene nje ekip me nje kualitet te larte, dhe kjo gje u vertetua me vone mbasi e mbyllen kete turne boteror ne vendin e 3-te. Dhe ka qene kjo performance e tyre qe i dha latinoamerikaneve reputacion ne edicionet e ardheshme. Interesant ishte fakti qe skuadra Polake u grumbullua ne vetem se nje jave perpara kesaj ndeshje qe akoma edhe sot mbahet mend si nje sfide e mbushur me dramacitet.

Ishte koha kur skuadrat e futbollit kudo ne bote perqendroheshin kryesisht ne sulm dhe nuk eshte per tu habitur qe tranieri i Kaluza i polakeve kishte perfshire në formacion deri në 5 sulmues, Wilimowski, Wodarz, Piątek dhe Scherfke. Mesfushorët ishin Góra, Nyc dhe Dytko, me mbrojtësit…….vetëm Szczepaniak (kapiten) dhe Gałecki. Ne porte ishte Madejski. Duhet permendur qe ne vitin 1938 ne baze te nje rregulli te FIFA-s nuk lejohej zevendesimi i lojtareve.

Shume pak eshte mesuar nga goli i pare i brazilianeve me ane te Leonidas da Silva i quajtur “Diamanti i zi” ne minuten e 18-te. Asnje pershkrim nga shtypi i kohes, madje ato qe moren pjese ne kete ndeshje apo qofte edhe ato qe ishin deshmitare as qe e kujtojne ate.

Gjithsesi, 5 minuta me vone ja tek eshte Ernest Wilimowski, (mbajeni mend kete emer) i cili ka tribluar tre mbrojtes braziliane dhe madje edhe portierin e tyre Batatais qe e rrezon ate. Penallti ! Tani Scherfke nga pika e penalltise e ka perplasur topin ne krahun e djathte duke e transformuar rrezultatin ne 1-1; Eshte zyrtarisht goli i pare i skuadres polake ne historine e kupave te botes ne futboll. Pjesa e pare qe ka pare polaket me shume ne mbrojtje mbyllet me brazilianet ne avantazh ne 3-1 ku kane shenuar pervec Leonidasit edhe Romeo e Peracio.

Ne pjesen e dyte, eshte “tjeter muzike” , pika kthese per evropianet. Tranieri Kaluza u therret i nervozuar lojtareve te tij, pastaj ja tek fillon edhe nje shi rrembyeshem. Ne te njejten kohe kur brazilianet jane duke patur probleme here pas here me fushen e lagur, fillon edhe Wilimowski “show”. Keshtu ne minutat 53-te dhe 59-te golashenuesi polak mposht dy here rresht portierin brazilian Batatais, mbas nje performance te tij krejtesisht individuale, e cila eshte pershkruar ne shtypin e kohes si prej nje atleti cirku. Barazim 3-3 ! Shpejt shiu ndalon, dhe kjo sikur i jep krah anes braziliane te cilet hidhen ne sulm dhe shenojne tani ne minuten e 71`-te perseri me Peracio. 4-3!

Mbaroi ? Jo, as qe mos ta kaloni neper mend ! Sidoqofte nje minute para mbarimit te ndeshjes ja tek shenon perseri ai , Wilimowski , goli I trete per te dhe nje 4-4 , qe do thote extra time, shtese loje me te tjera dritherima.

Koha shtese fillon me nje sulm te dendur te brazilianeve qe shenojne dy here rresht, ne minutat 93` dhe 104`, duke e cuar rrezultatin ne 6-4 dhe ne nje fare menyre duke i dhene nje siguri kualifikimit te tyre per ne gjysmefinale. Polaket te drejtuar nga nje Wilimowski fantastik nuk bien dakord dhe vazhdojne te dyluftojne . Shperthejne ne sulm njeri pas tjetrit.

Ne minuten e 118-te perseri ai e ka perplasur topin ne rrjete duke e ngushtuar rrezultatin tashti ne 6-5 . Ne minutat e fundit brazilianet jane kthyer per te mbrojtur ne deshperim rrezultatin. Polaket vazhdojne te sulmojne. Ja tek eshte Wodarz me nje goditj te lire aq afer…jo ! Provon edhe Nyc i cili godet traversen, por rrezultati nuk ndryshon me . Polaket humbasin 6-5 por hyjne ne historine e kupes se botes me kete ndeshje dramatike dhe me lojtarin e tyre Wilimowski qe shenoi 4 gola ne nje ndeshje.


Eshte thene qe Leonidas shenoi golin ne minuten e 93` me kemben e tij te zbathur, kepucen e te cilit e kishte humbur pak momente me perpara ne balten e fushes se krijuar nga shiu i rrembyeshem dhe i papritur.

Megjithate goli eshte dhene ne favor te brazilit qe luante me corape te zeza dhe kepucet e lojtarve ishin krejtesisht te mbuluara nga balta e terrenit dhe nuk binin fare ne sy te gjyqtarit.

____________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – 2016
Referenca: “Calcio 2000” koleksioni personal.

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply