Futbolli | Vitet tetëdhjetë, të dielat tona të paharruara!

0
3005

Futbolli!
Vitet tetedhjete dhe te dielat tona te paharuara!

Shqiperia ka patur ndofta perhere kampionate futbolli dinjitoze por, nga te cilet do te veconim kampionatet e brezit te viteve `80, futbollistet, skuadrat dhe kampionatet e atyre viteve qe shume prej asaj dekade (1980 – 1990) i kemi ndjekur me pasion, interes dhe me emocione deri nga ato te pa pershkruarat.

Mbeten kampionatet me cilesore ndofta ngaqe jemi brezi qe u rritem ne ato vite me pasionin ndaj sportit e futbollit ne pergjithesi ku brenda ishte nje vend i vecant edhe futbolli shqiptar.

Pasioni lindi qe femije te mitur ashtu sic dashurohet cdo femije i kohes mbas ketij sporti dhe kampioneve te saj. Per ne te viteve 80-te, ishte koha e Maradones, Ziko, Rrumenige, Rossi, e deri tek Gulit, Van Basten etj., ne arenen boterore, dhe ajo shqiptare e Kacit, Mustes, Agim Muratit, Hados, Kercicet e Korces, Andrea Markos e Targajt, Koles e Minges, A. Hafizit, Vukatanes e F. Rragamit, P. Kovacit, S. Brahos, A. Bonit, D. Bajazitit, Aleksander Kocit te Naftetarit, Kujtim Majacit te Apolonise, nje liste e pafundme kampionesh qe kaluan gjate asaj dekade te paharruar.

Keshtu pra u rritem duke i ndjekur ata nga shkallet e stadiumeve, nepermjet Televizionit Shqiptar TVSH, ndeshjet e rradhes te djelave me komentatoret Y. Kurti, V. Grillo; S.Kellici; apo edhe me vone F.Fico.

Nuk harruam asnjehere “Rubriken Sportive” te se Henes drejtuar nga Vladimir Grillo; me emocione dhe te ngulur para aparatit te radios ne emisionin e se dieles “Nga njera ndeshje ne tjetren” me drejtues Ahmet Shqarrin, dhe komentatoret e ndryshem te rretheve ku mund te kujtojme disa prej tyre, pa dyshim duke filluar me dy-tre zera te paharruar: Ismet Bellova. Veli Rada, Ymer Kurti e keshtu mund te vazhdojme me te ndjerin tashme nga Shkodra Ymer Striniqi, ne Elbasan me Sefedin Allkja, ne Gjirokaster Pirro Qiqi etj zera qe pershkruanin e na percillnin emocionet e ndeshjeve te se dielave tona te paharruara.

E megjithate pasioni dhe interesi nuk kufizohej me kaq, por shume nga ne koleksiononte gazeten “Sporti Popullor” organin e vetem informativ te asaj kohe.

Ai, brezi i viteve `80 te skuadrave e lojtareve qe moren pjese ne kampionatet kombetare per nje opinion te shumte eshte periudha me e shkelqyer e futbollit shqiptar. Ndermjet tjerash kemi rrezultate pozitive dhe te kenaqeshme edhe ne fushen nderkomtare si me Kombetaren ashtu edhe ne nivel klubesh.

Mjafton te kujtosh disa ndeshje: Partizani-Austria Vienna 1-0 ; Partizani – Malmoe 0-0 (1980) Vllaznia – Austria Vienna 2-0 (1978); Shqiperia (U21) dy here kampione e Ballkanit me 1978 duke mundur Rumanine 7-1, dhe 1981 2-1 Rumanise ne Kavalla; Dinamo – Carl Zeiss Jena 1-0 (1981);

17 Nentori – Larisa 3-0 (1982); 17 Nentori – Linfild 1-0 (1982); Dinamo – Aberdeen 0-0 (1982); Shqiperi – Irlande V. 0-0 (1982); Shqiperi – Gjermani Perendimore 1-2 (1983);17 Nentori – Hammarby 2-1 (1983); Shpresat, Shqiperi – Austri 3-0 (1983); Shpresat, ne 8-she te Europes,

(Shpresat) Gjermani Perendimore – Shqiperi 1-1 (1983); Gjermani Perendi. – Shqiperi 2-1 (Saarbrucken, 1983); Poloni – Shqiperi 2-2 (1984); Shqiperi- Belgjike 2-0 (1984); Dinamo – Sporting Lisbona 0-0 (1985). Per te vazdhduar me 17 Nentori- Dinamo Bukureshtit 1-0 (1986); Malmoe – 17 Nentori 0-0 (1986);

Flamurtari – Fc Barcelona 1-1(1986);Flamurtari – Partizan Beograd 2-0 (1987); Flamurtari – VISMUT AUE 2-0 (1987); Flamurtari – Barcelona 1-0 (1987); 17 Nentori – Sliema 5-0 (1989); Dinamo – Cerno Morets 4-0 (1989); Dinamo Tirana – Dinamo Bucuresti 1-0 (1989); Dinamo Tirana – Olympique Marseilles 0-0 (1990); Gotenborg – Flamurtari 0-0 (1991)…..

Keshtu qe keto rrezultate dilnin si rrjedhoje e kampionateve dinjitoze. , me theks sulmues e shpirt luftarak te gares, me deshire dhe pasion nga vete lojtaret qe jepnin maksimumin me seriozitet per fanellat qe perfaqesonin ne garat qe luanin edhe pse ndoshta calohej nga ana financiare dhe mungeses se materialit sportiv;

Dekada nis me Dinamon kampion 1979-1980. Kampionet perbeheshin nga lojtare si: Shyqyri Ballgjini, Ilir Luarasi, Kujtim Cocoli, Andrea Marko, Robert Kamberi, Muhedin Targaj, Rifat Ibershimi, Abedin Jahjai, Aleko Bregu, Gj. Bejo, Halit Gega, Bashkim Delia, Agron Dautaj, Ilir Pernaska, Artur Cobani, Durim Kuqi, Vasillaq Zeri, Mehdi Bushati, Artur Nika, Naum Kove, Struga, Maksim Ndroqi, Pjerin Noga, te drejtuar nga traineri: Stavri Lubonja.

Nje sezon me pas, 1980-1981, titullin e rremben Partizani i brezit te Safet Berishes, Perlat Musta, Kastriot Hysi, Arjan Ahmetaj, Sulejman Starova, Bujar Hado, Ilir Lame, Feim Breca, Haxhi Ballgjini, Musa Fagu, Genc Tomori, Kristaq Eksarko, Agim Murati, Hasan Lika, Alqi Gjini, Valter Mece, Gezim Mance, Ferid Rragami, Kristaq Ciko. Trainer: Bejkush Birce.

1981 – 1982 eshte 17 Nentori qe rikthehet tek titulli mbas 12 vjeteve (qe ne sezonin 1960-1970) qe ishte dominuar sidmos nga dueli Vllaznia – Dinamo dhe Partizani. Ne perberjen e nentorasve ishin: Shkelqim Muca, Bujar Muca, Gjergj Dinella, Besnik Armadhi, Ilir Metani, Arben Vila, Luan Sengla, Bujar Vladi, Arjan Bimo, Bedri Omuri, Adnan Demneri, Antonin Naci, Millan Baci, Agustin Kola, Leonard Liti, Sulejman Mema. Trainer: Enver Shehu.

1982-1983 Vllaznia eshte kampione e ketij sezoni me emrat :
Ferid Rragami, Faslli Fakja, Bepin Pali, Fatbardh Jera, Hysen Dedja, Azis Gruda, Luan Vukatana, Hysen Zmijani, Viktor Briza, Fatmir Pacrami, Genc Boshnjaku, Ferid Borshi, Isa Sukaj, Astrit Hafizi, Gjergj Kushe, Ardian Bushati, Seit Canga. Trainer: Ramazan Rragami. Nje Vllazni e rinovuar qe nga 1978, kur kishte mposhtur ne Shkoder Austrine e Vjenes, para 4 viteve dhe kur dilte kampion me brezin e Zheges, Bizit, Hafizit e Millan Vason.

1983-1984 Kampionati shqiptar do te njohe nje kampione te re: Labinoti i Elbasanit i drejtuar nga traineri Frederik Jorgaqi i cili e thyen hegjemonine e 4 skuadrave qe kishin dominuar deri atehere, pra Partizani, Dinamo, Vllaznia e 17 Nentori. Elbasanasit kishin fituar me merite dhe natyrisht te gjithe i pergezonin per kete fitore. Si duket viti 1984 ishte ne futboll viti i fituesve te ri. Ne Itali surpriza “Scudetto” e kishe emrin Verona e drejtuar nga O. Banjoli e Brigelit, Elkjerit, Galderizit, Fanes dhe qe kishte ne porte nje portier si Claudio Garella i cili vinte ne perdorim edhe kembet mjafton qe te ndalonte topat te tundinin rrjeten !!! Nderkohe ne trofeun per Kampionatin Europian e fiton per here te pare Franca e M. Platinise, Zhirese e Tigana….Kampionet elbasanas ishin: Zamir Arapi, Luan Deliu, Shkelqim Asllani, Bujar Gogunja, Edmond Mustafaraj, kapiteni Ferdinand Lleshi, Roland Agalliu, Vladimir Tafani, Dashamir Luniku, Ardian Popa, Kostandin Rama, Albert Kaloti, Bashkim Staceni, Zyber Bega, Jovan Shegani, Kastriot Vrapi, Muharrem Dosti, Sokol Branica, Sokol Gjuraj, Stavri Mitrollari.

1984-1985. 17 Nentori behet bindeshem Kampion i Shqiperise. Ndofta skuadra e ketij sezoni ishte edhe me e forte e kesaj dekade. Nje gje eshte e sigurte qe ky ekip fale forces kolektive dhe treshes Muca – Minga – Kola ishin skuadra me ne forme shqiptare e viteve `80-te. Shenonte shume por edhe pesonte, fitonte ndaj kujtdo por edhe mund te frenohej ne ndeshje qe nuk mendohej te cilat i nenvlehtesonte duke luajtur e ckujdesur. Por sigurisht nuk ishte e “invincible”!
Skuadra perbehej nga: Mirel Josa, Arben Minga, Millan Baci, Sulejman Mema, Astrit Ramadani, Anesti Stoja, Halim Mersini, Agustin Kola, Petrit Rroga, Skender Hodja, Artur Lekbello, Bedri Omuri, Shkelqim Muca, Arjan Bimo, Leonard Liti, Artan Bylyku. Trainer: Enver Shehu.

1985-1986. Rikthim i Dinamos ne titullin kampion mbas 6 vjetesh dhe mbas nje kampionati qe do mbahet mende per theksin sulmues dhe fundin dramatik. Ne kete sezon u arriten rrezultate te thella tenistike por edhe me shume gola dhe pervec 17 Nentorit qe ishte i konfirmuar edhe skuadra te tjera shenonin si Vllaznia, Dinamo, Luftetari, Lokomotiva e deri tek Tomorri. Mbase ky sezon nuk ishte me cilesori, por pa dyshim me spektakolari. Dinamo e drejtuar nga Fatmir Frasheri aktivizonte keto lojtare: Muhedin Targaj, Genc Ibro, Eduart Abazi, Pjerin Noga, Luan Zenuni, Agim Canaj, Naum Kove, Arben Ndreu, Ilir Bozhiqi, Ilir Luarasi, Arjan Stafa, Ardian Jance, Arben Vila, A. Goxhaj, Arben Duka, Vangjush Thimio, Durim Kuqi, Sulejman Demollari.

1986-1987. 6 vjet ne pritje nuk jane pak per nje skuader si Partizani qe ishte mesuar ta fitonte titullin kampion pothuajse nje here ne 2-3 vjet. Mbas nje sezoni te kaluar, ku skuadra pati formen me te dobet ne historine e saj (sidomos ate te fazes se pare) , Partizani i drejtuar nga tranieri Neptun Bajko fiton tiullin kampion me nje brez lojtaresh qe gershetohej ekperienca e “veteraneve” me forcen e lojtareve te ri qe ishin tashme ne radhet e ekipit qe sezonin e kaluar: Perlat Musta, Arjan Hametaj, Adnan Ocelli, Besnik Bilali, Skender Gega, Astrit Ramadani, Niko Frasheri, Ledio Pano, Ylli Shehu, Ilir Lame, Genc Tomori, Roland Agalliu, Lefter Millo, Edmond Alite, Alfons Muca, Eduart Kacaci, Fatmir Hasanpapa, Shkelqim Fana, Eqerem Memushi, Lorenc Leskaj, Sokol Kushta, S. Balla, Izmir Ndreu.

Tre sezonet e mepasme, fitohen dy here nga 17 Nentori qe e ka konsoliduar tashme skuadren, me pothuaj te njetet emra me perjashtim te Dajes, Alimehmetit, Kepit, Stojes, Rizes…..dhe Dinamo, ashtu sic e hapi dekaden, e mbylli me titullin kampion. Edhe ne radhet e Dinamos ishin shtuar emrat si portieri Strakosha, Bozhiqi, Vata, Xhafa, Briza apo Ferko i Flamurtarit skuadra e cila do te behet kampioni i pare i nje dekade te re te v. 90-te, dhe qe do ndalemi ne nje rast tjeter.

Po kush ishin lojtaret dhe skuadrat e tjera qe e bene kampionatin kombetar te dhjetvjecarit te 80-tes ? Cilet ishin keto protagoniste ne kete dekade te paharruar ?

Do te perpiqemi te risjellim nga kujtimet ato emra qe u aktivizuan gjate kesaj periudhe kohore 1980-1990:

Flamurtari:
Berberi, Zyberi, Petro Ruci, Kreshnik Cipi, Uran Xhafa, Xhaho,
Latif Gjondeda, Edmond Licaj, Spiro Curi, Zijai, Vasil Ruci, Rrapo Taho, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi, Edmond Licaj, A.Bubeqi; Sokol Kushta. Tr. Agron Sulaj

Luftetari:
Ahmet Cumaku, Kristaq Ciko, Angoni, Astrit Boni, Dhimitraq Shoni; Ksera, Hysen Braho, Luan Seiti, Gjergj Kalluci, Sefedin Braho, Nanidhi, Cabeli. Tr. H. Hitaj

Besa:
Arkaxhiu, Kola, Duro, Gjihani, Cela, Mullaliu, Kazazi, Shtini, Kujtim Pagria, Dashnor Bajaziti, Simaku, Karriqi, Kapidani;
Tr. F. Kosova

Skenderbeu:
Jani Kaci, Stratoberdha, Ibro, Hoxha, Tytka, Milutin Kercici, Prifti, Vincenz Kercici, Burda, Terpo, Kallco, Buleci. Tr. Gj. Ballco

Lokomotiva:
Ajazi, Maliqati, Todhe, Sejdini, Jani, Cela, Eqerem Koka, Oketa, Miha, Hima, Haxhi Ballgjini, Filjari, Bujar Hado, Shyqyri Ballgjini, Engjelli, Meta, Eduard Zhupa. Tr. P. Ikonomi

Apolonia:
Stefa, Bita, Tegu, Mece, Papuciu, Sulaj, Haxhiraj, Paco, Kokuri, Demce, Tole, Poci, Majaci, Kasa. Tr. V. Capo

Naftetari:
Guraj, Bozhiqi, Xhuberi, Belliu, Lulja; Afezi; Aleksander Koci; Dume, Meta, Vladimir Skuro; Koroveshi, Mersini, Prifti, Gezim Gega, Duli. Tr. Xh. Blloku

Tomorri:
Arben Cilingiri, Fatos Cilingiri, Arben Kokalari, Robert Kokalari, Mile, Kadena, Dhimitri,Kule, Matrapazi, Thodhor Arbri, Arben Arbri, Perparim Kovaci;

Traktori:
Perlat Sevo; Pirro Gjeci; Cabeli; Bimo, Dushi, Veliu, Cukani, Jovan Lala, Mihal Lala, Linatopi, Knuti, Stambolliu; Taullahu; Gazheli; Buxheli; Muzaka, Muco. Tr. Xh Sefa

Beselidhja:
Gezim Hasku, Gega, Deda, Kraja, Zuko, Doda, Lubani, Nefail Zhejani; Xhabir Gruda; Alqi Gjini; Osmani, Sokoli, Filipi, Fatmir Axhani; Fehmi Rama; Selmani. Tr. Vasil Bici

Shkendija:
Sare, Gjergji, Zoi, Muci, Kuriu, Basho, Zela, Delia, Laci, Dushi, Cakalli, Cufe, Ikonomi. Tr. M. Ndini

24 Maji:
Musai, Tangu, Naso, Xhakolli, Kika, Zaimi, Shati, Qyra, Zaloni, Lipe, Jonidhi, Konini, Kamberi, Naim Qypi; Durim Qypi;
Tr. Y. Pasho

31 Korriku:
Sadiku, Sula, Vata, Bozhiqi, Demneri, Demir Faruku; Gezim Mance; Pelinxhi, Farrici, Gjoni, Cupi, Bici. Tr. L. Sulku

(C) Material i rezervuar | U publikua me pare ne faqen me te njejten emer “Vizion Sportiv / Ora e kampioneve ne Facebook ne vitin 2013 dhe u ripublikua ne sajt me 16 janar 2021

_____________________

Vizion Sporti / Ora e Kampioneve – janar 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

 


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply