(Arkiv) Kampionati i 2-të kombëtar i futbollit | 1946-Vllaznia!

0
992

Viti 1946 nuk eshte vetem viti i kampionatit te dyte kombetar te futbollit dhe sa e sa aktiviteteve te tjera fizkulturalo -sportive kombetare, qe nisen te zhvilloheshin kudo ne Shqiperi. Ai eshte dhe viti i nje aktiviteti te madh nderkombetar, i Lojrave Ballkanike. Qe keto lojra te zhvillohen sa me mire, te rinjte e Tiranes, ne oret e lira, pas punes e shkolles dhe aktiviteteve sportive , punojne per perfundimin e stadiumit kombetar “Qemal Stafa” .

Le te ndalemi tek kampionati kombetar. Filloi me 14 prill. Skuadrat perseri jane ndare ne dy grupe.

Ne grupin “A” bejne pjese: “Vllaznia” e Shkodres; “17 Nentori“ i Tiranes; “Besa” e Kavajes; “Apolonia”  e Fierit”; “Skenderbeu” i Korces dhe “Ylli i kuq” i Pogradecit.

Ne grupin “B”: Flamurtari i Vlores, “Bashkimi” i Elbasanit; “Erzeni” i Shijakut; “Shqiponja” e Gjirokastres dhe “Spartaku” i Korces.

Ne grupin e tyre shkodranet, ashtu si edhe nje vit me pare , i fitojne te tera ndeshjet, per me teper duke mundur dy here “17 Nentorin” 1-0 ne Shkoder dhe 5-1 ne Tirane. Ata grumbullojne 20 pike dhe zene vendin e pare.

Ne grupin e dyte, vendin e pare e ze “Flamurtari” i Vlores qe peson vetem nje humbje me “Bashkimin” e Elbasanit.

Ndeshja e pare finale midis “Vllaznise”  e “Flamurtarit” u zhvillua ne Vlore, me 14 korrik te vitit 1946. Qe ne minuten e 4-te te pjeses se pare, per shkak te nje gabimi te mbrojtjes vlonjate, shenoi Mirashi.

Sidoqofte, shkodranet luajten me mire dhe ne minuten e 13-te te pjeses se dyte shenuan perseri me ane te Mirashit. Edhe ne Shkoder pas disa ditesh, vazhdoi i njejti refren. Shenon Helipjani ne minuten e 5-te te pjeses se pare e pas tij Coba e Shaqiri ne minutat 16-te e 35-te te pjeses se dyte. Shkodranet, ate mbremje korriku, ishin ne feste. Per te dyten here radhazi dilni n kampione te vendit.

“Vllaznia” e Shkodres kampione e Shqiperise 1946. Titulli i dyte rradhazi!

Ne suksesin e shkodraneve, gjate ketyre dy vjeteve , pa dyshim rol te madh luajten futbollistet : Fakja, Dibra, Barbullushi, Vasia, Gjeloshi, Helipjani, Shaqiri, Borici, Mirashi, etj.

Ne nje ndeshje me skuadren e njohur jugosllave “Hajduk” te Splitit, te zhvilluar ne Shkoder po ate vit, shkodranet fituan 2-1.

___________________

“Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
“Historia e futbollit” / shtepia  botuese “8 Nentori” – Tirane, 1978 / S. Kellici / f. 68-70

Follow us: 

Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv

Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 

Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/     

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here