NA ISHTE DIKUR 1 MAJI NË MES DY BOTËVE!

0
1262

1 maj
Shqiperia socialiste dhe klasa punetore nderkombetare.
Feste apo proteste ne diten nderkombetare te punetoreve?

Ne Shqiperine socialiste, kjo dite ishte nje feste e vertete. Muzike, kenge e valle, parade para byroisteve, lule dhe pankarta me emrat e udheheqesve e antareve te Komitetit Qendror……..nderkohe kryesisht ne boten e vendeve perendimore ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Dita qe i referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.
Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.


Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Keshtu duhej te ishte zyrtarisht kjo dite.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.


Ndersa ne Shqiperine socialiste, klasa punetore a i kishte ne te vertete te gjitha kushtet simbas normave, qe e kthente ne feste vecanerisht ndaj botes ? Po sot, a jane keto kushte te garantuara per forcen punetore ?

(C) Material i rezervuar

_____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here