Profil i aktorit dhe regjisorit Bernard Kokalari!

0
2641

Bernard Kokalari.
Aktor, regjisor i Teatrit te Estrades “Zihni Sako”, Gjirokater dhe nga themeluesit e ketij institucioni.

Lindi ne Gjirokaster me 30 dhjetor 1934. Vazhdoi të gjitha ciklet e shkollimit në shkollat e qytetit të lindjes, deri në përfundim të gjimnazit “Asim Zeneli”, i famshëm për cilësinë e lartë të mësimdhënies dhe standartit të edukimit.
Eshte diplomuar ne vitin 1963 ne shkollen e larte “Aleksander Moisiu” .

Gjatë viteve të studimit në ne shkollen e larte per aktor, Bernardi do të njihej me Bukuroshen , bashkeshorten e tij te ardheshme, edhe ajo aktore e Teatrit gjirokastrit.
Karriera e tij do te niste fillimisht prane Teatrit Popullor ku do te interpretonte ne disa premiera te vendosura ne skene.

Vetem nje vit me vone me kerkese edhe nga qyteti i tij i lindjes, ai do te transferohej ne Gjirokaster ku deri ne vitin 1967 do te punonte si regjisor i Estrades Profesioniste, duke mu ndesuar realizimin e 12 premierave.

Fale punes, obligimit dhe aftesise, ne janar te vitit 1968 Bernard Kokalari do te emerohej ne krye te Teatrit Profesionist, pozicion te cilin e mbajti deri ne periudhen kur doli ne pension.

Gjate 20 viteve ne kete pozicion, ai do te realizonte 46 premiera te zhanrit te komedise dhe drames.
Formimi i larte profesional do te sillte pjesemarrjen dhe perfaqesimin e tij ne 4 festivale teatrale ku eshte vleresuar me nje cmim te trete si dhe diploma personale.

Sigurisht qe ambiciet e tij nuk do te perfundonin ketu pasi paralelisht Bernard Kokalari ka kontribuar me regjizuren e tij edhe ne Festivalet Folklorike, apo organizmin e koncerteve te medha qe zhvilloheshin asaj kohe ne stadiumin e qytetit, me rastin e mberitjes se festivalisteve. Si nje njeri i cili ka “dashuruar” profesionin e tij, Kokalari ka qene pjese e pandare edhe e ndihmes individuale ne grupet teatrale te nderrmarjeve te ndryshme me te cilat ka realizuar 7 premiera.

Ne filmin "Malet me blerim mbuluar"
  
  
  

Gjate karrires se tij Bernard Kokalari ka qene pjese edhe e kinematografise ku eshte aktivizuar ne disa filma artistik.
Ne vitin 1971 interpreton rolin e nje djaloshi dasmor ne filmin “Malet me blerim mbuluar”, i cili bie ne sy per batuten “….se kur s`ke ku ta varesh, frap e ne grep te mustaqes” ne dialogun me aktorin tjeter Myqerem Ferra (xha Lamen). Ne vitin 1978, luan ne filmin “Pranvere ne Gjirokaster” ne rolin e regjisorit dhe me 1979 eshte skenarist i filmit televiziv “Shterngata ne mal”

Per meritat e padiskutueshme ai eshte vleresuar:
“Qytetar Nderi” i Gjirokastres, me titullin “Andon Zako Çajupi”, dekoruar me titullin “Mjeshter i Madh”, vleresuar me urdherin “Naim Frasheri” klasit te 2-te, ndersa nje sere diplomash apo flete-lavderimi jane pjese e shumte vleresimi te punes se tij te palodhur, kushtuar pikerisht ketij teatri dhe jetes artistike ne qytet, pa ndjere asnjehere lodhje, e per te cilen sot te gjithe i jemi mirenjohes.

dhjetor 2021
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Faqja zyrtare e Teatrit “Zihni Sako”, Gjirokaster ne Facebook si dhe nje seleksionim i informacionit online.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here