(VIDEO ARKIV) Dinamo – Sporting Lisbona | Kupa U.E.F.A 1985-1986!

0
1304

Kronika e ndeshjes si me poshte:

Kupa UEFA 1985-1986 | Dinamo – Sporting 0-0!
Nje ndeshje e mire se ciles i mungoi fitorja.

Tirane: e merkure, 23 tetor 1985
Ndeshja e pare e turit te dyte. Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”
Spektatore: 11.000
Gjyqtaret: Petresku, Matu, Stanisku – Rumani
DINAMO: Luarasi – Stafa, Ndreu, Targaj, Kuqi – Canaj, Demollari, Imami, Marko – Vila (38` Topciu), Abazi
Tr. Fatmir Frasheri
SPORTING: Damash – Gabriel, Venancio, Morato, F. Mendes – Litos, M. Zhorzhe, (64`Soseda), Paceko, Suza – D. Fernandez, Zhordao, (64`Ociano)
Tr. Manuel Zhoze

Nje loje te mire zhvilloi Dinamo ndaj Sportingut. Nje loje te forte, te pasur me veprime, raste, gjuajtje, pritje te portierit portugez Damash , e mbi te gjitha me nje nivel futbolli te perparuar. Pamvaresisht nga rezultati, loja e Dinamos mbante vulen e futbollit te kohes . Dhe te vjen keq doemos, kur kesaj loje nuk i gezon frytin . Nje 0-0, pas atij dueli te gjate me nje partner kaq te afte, sic qe Sportingu, ku Dinamo sidoqofte ishte ne me te shumten e kohes diktuese e situatave, te krijon nje peng. Se mund e duhej te shperblehej me shume loja e mire e Dinamos . Por haraci nuk duhet kerkuar gjetke, vecse tek vetja.

Se, e verteta e do ta themi qe Dinamo luajti bukur , por edhe te theksojme qe kesaj loje i mungoi fitorja. Dhe fitorja ka kerkesa te rrepta, te cilat Dinamo megjithese ka aftesi e mundesi nuk mundi t`i realizoje.
Duke luajtur me autoritet perball nje kundershtari me vlera ne fut bollin evropian sic qe Sportingu , Dinamo konfirmoi vete vlerat e saja. Sportingu i Lisbones ishte ne ditet e saja me te mira kur zbriste ne Tirane si kryesuese e kampionatit portugez me 13 pike pas 7 ndeshjesh e golaverazh 17-2.
U pa ne fushe gadi gjysma e skuadres perfaqesuese portugeze nder kater skuadrat me te mira te kampionatit te fundit evropian qe u zhvillua ne France 1984, dhe qe ditet e fundit fitoi 1-0 ne RFGJ , duke u kualifikuar per ne Meksike.

Jane futbollistet e Sportingut Paceko, Litos, Venancio, Damash, M. Zhorzhe, pa permendur ketu Zhordaon e Suzen qe luajten role te dores se pare ne kete kualifikim te Portugalise. Ishte hera e pare qe nje skuader e jona ndeshje me futbollin iberik , aq teknik e te shpejte e aq me finese ne interpretim te topit.

Pikerisht, kalimi me sukeses i ketyre “barrierave” me nje loje imponuese e te qarte ne percaktimin e qellimit i dha krah Dinamos , 20 minuta te pasura me episode , shpesh dramatike, luhen perpara syve te portierit te forte , 28 vjecarit Damash. Por ate e “ndihmojne” edhe Abazi e Vila tek humbasin dy raste aq te mira . Sa te veshtire e kane shenimin e golit skuadrat tona. Per nje cast Sportingu i ndodhur ngushte i therret ne ndihme pervojes dhe teknikes se Pacekos me shoke . Topi nis e qarkullon ne qender te fushes aty ku Suza fillon e gjallerohet e kur rrebeshi i dinamasve dobesohet. Sportingu nis te shikoje ne porten e Luarasit. Por Zhordao qe ndihet ngushte ne lojen e tij , as Fernandez nuk bejne dot ate qe duan. Nderkohe ekuilibrohen veprimet ne te gjitha repartet , te cilat sikur e ndjejne perkatesisht peshen e detyres dhe te aftesise se kundershtarit , prandaj edhe rrisin vigjilencen. Ne kushte te tilla loja ruan vlerat e saj, vertete pa kulminacione , por me veprime tekniko-taktike te bollshme per te mbajtur ndezur entuziazmin e sportedasheve.

Pas pushimit Dinamo nuk ishte dakord me nje vazhdim te tille . Me force morale dhe fizike, me qetesi e teknike, e harmo nizuar arsyeshem ne shperndarjen e forcave ne mbrojtje, ne mesfushe dhe ne sulm, futbollistet tane nisin nje tjeter kerkim , tashme me nje formacion tjeter sulmi: Demollari shtyeht pak me perpara , se bashku me Markon e Topciun, duke levizur paksa prapa Abazi. Zonat u happen disa here ne porten e Sportingut por Marko (dy-tri here) Topciu (dy here) madje edhe Canaj nuk arrin te shenojne. Portiere I Sportingut me pjekuri e aftesi pret dhe inkurajon shoket e vet per tu shperngulur ne zona me larg portes se tij.

Dhe sa besim krijon nje skuader tek nje portier i tille i afte! Duke shfrytezuar edhe ndonje hapsire te krijuar nga loja jo e plote e mesfushoreve tane, por edhe sepse skuadra portugeze nuk qe nga ato qe luanin thjeshte ne mbrojtje ( me sa u pa futbolli tek Sportingu nuk pajtohej me kete lloj loje , pamvaresisht se edhe ata kerkonin kualifikimin), portugezet bene dy ndryshime ne strukturen e skuadres per pasoje edhe ne ekzekutimin e lojes. Ata e shikojne tashme se vizitat ne afersi te portes se Dinamos do t`i konsumonin e kerkonin shume forca, te cilat duheshin per t`u mbrojtur vete, prandj ne keto kushte preferuan te gjuajne nga larg.

Paceko, Suza e Fernandez e perdorin jo pa vlere kete arme.
Kjo edhe qarkullimi mjaft i pasur e me bukuri i topit , ku shquhej nje klas i larte, ia zbehte, por nuk ia largonte forcen sulmuese Dinamos, e cila deri ne minutat e fundit iu qep me kembengulje portes se Sportingut . Dhe megjithate 0-0!
Nuk i mungoi Dinamos as forca dhe shpejtesia, as teknika tek luajti me te njejten bukuri sa edhe Sportingu i shquar ne kete komponent , as gjuajtjet e mobilizimi, as taktika etj. – te gjithe keto faktore per te zhvilluar nje loje te bukur , qe pelqehet e pergezohet.

Trajneri portugez Manuel Zhoze do te shprehej: “nje ndeshje e veshtire qe perfundoi fatmiresisht per ne. Mund te kishit fituar ju. Dinamo luajti mire dhe mund te shperblehej per kete vec edhe ne mendoj se iu pergjigjem” . Ndersa futbollisti i njohur Zhordao: “Per vete mbeta i izoluar ne sulm. Mbrojtja juaj luajti dhe mbuloi mire. Ne kete loje te veshtire, Dinamo ishte me prane fitores”. Nje tjeter lojtare i mirenjohur ishte edhe Paceko: “Dinamo na befasoi. Paraqiti futboll korrekt, nje kolektiv harmonik . Ne me shume na interesoi rezultati se sa loja. Ndjeva veshtiresi ne lojen time.
__________________
29 tetor 1985 “Sporti Popullor” – koleksioni personal
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply