YJE TË KINEMASË BOTËRORE | SILVANA PAMPANINI (1925-2016)

0
1099

Silvana Pampanini (1925-2016)
Aktore e shquar italiane e viteve 50-te – 60-te.
Regjisore dhe kengetare!

Nini Pampan u lind ne Rome me 25 shtator te 1925 .
Nje aktore e madhe italiane (ndoshta me e madhja) ne vitet `50-te, qe ka dominuar kinematografine italiane ne kete periudhe. Rrjedh nga nje familje venete por e ardhur ne kryeqytetin italian prej tre brezash. Diplomohet ne Insitutin pedagogjik dhe ne konservatorin e muzikes ne Santa Cecilia.
Ishte akoma studente kur merr pjese ne nje konkur bukurie “Miss Italia” te organizuar ne Stresa ne shtator te vitit 1946 . Edhe pse me fitoren e nje vajze tjeter , Rosanna Martini, zerat protestues te pjesemarresve detyruan organizatoret qe te japin per Pampaninin nje cmim “ex aequo”. Pikerisht ky konkurs bukurie e lancon ate ne boten e kinemase.

Pampanini e ka filluar karrieren si nje interpretuese e disa pelikulave muzikale me te cilat fitoj nje popullaritet te madh dita dites , ajo u shfaq si nje dive, me pamjen e saj magjepse ne revistat periodike te kinemase. Babai saj qe ishte ne fillim kunder asaj qe e bija te behej aktore, me vone braktis punen e tij duke u bere axhenti personal i vajzes se tij aktore. Keshtu ne mesin e viteve 50-te , pak perpara daljes se Sophia Loren e Gina Lollobrigida pati arritur nje popullaritet boteror dhe per publikun prezantonte simbolin e bukurise se femres italiane, sebashku me Lucia Bose` e Silvana Mangano.

Ne vitet `50-te shume filma me protagonisten Pampanini u perhapen ne mbare boten. Ajo ka nje karriere te gjate por le te permendim vetem disa prej filmave te saja si
“I pompieri di Viggiù (1949) por qe u shafq ne publik ne vitin 1951; “O.K. Nerone”, qe mbahet si suksesi i pare nderkombetar. “Quo vadis”?; “Bellezze in bicicletta”;
“La presidentessa” (1953); “La bella i Roma” me regji te Luigi Comencini;
“La strada lunga un anno” film i cili u kandidua per “Oscar” ne vitin 1959 etj;

Megjithate duhet permendur se Pampanini refuzoj ftesn per ne Hollywood, duke punuar ne France (e njohur me emrin Nini Pampan); ne Jugosllavi, Egjipt, Spanje, Argjentine madje edhe ne Meksike.

Nuk ka qene asnjehere e martuar, nderkohe qe stampa pasqyronte shoqerimin e saj dhe “flirtin” me disa emra , princin afgan Ahmed Shah Khan, Tyrone Power, William Holden, George DeWitt; Omar Sharif, Orson Welles, mbretin Faruq I te Egjyptit , tenorin Giuseppe Campora. Por nga deshmite e saja ajo ka treguar se dashuria e saj e vertete dhe e vetme ka qene per nje burre 10 vjet me i rritur ne moshe se ajo , bukurosh, shtatlarte , i pasur qe nuk ka patur lidhje me spektaklin apo boten e filmit dhe qe fatkeqesisht ka vdekur nje muaj perpara marteses se tyre te planifikuar, per shkak te nje semundje te rende qe e ka goditur gjate luftes se II-te boterore.

Bashkepunoj me rregjizoret e aktoret me te mire italian te kohes qe nga Comencini, De Santis, Matoli, Scotese, Mastrocinque, Francisi, Brignone, Soldati, Germi, Trapani, deri tek Toto`, Vittorio De Sica, Peppino De Filippo, Vittorio Gasmann, Nino Manfredi, Alberto Sordi, Amadeo Nazzari etj etj.
Nderron jete me 6 janar 2016
__________________
Kinematografia Shqiptare 2013 – 2021


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply