1948! | Kombëtarja në Kampionatin e X–të Ballkanik dhe të Europës Qëndrore!

0
958

Ky vit eshte i dendur me takime nderkombetare.

Zhvillohet kampionati i Europes Qendrore ne futboll ne te cilin merr pjese edhe skuadra jone perfaqesuese se bashku me perfaqesueset:
Rumani, Bullgari, Jugosllavi, Hungari, Poloni dhe Çekosllovaki.

Me 2 maj, ajo ndeshet ne Bukuresht me skuadren e Rumanise ne “Stadionul Giulesti” ne pranine e 20.000 spektatoreve.

Rumunet e njohin forcen e skuadres sone, sidomos ne mbrojtje.
Megjithate jane te qete, se qendersulmuesi i tyre Bonihadi, ndonese peshon 100 kg eshte golashenuesi me i mire i Rumanise dhe nje nder “bombarduesit” e njohur ne Europe. Po gjate ndeshjes duket vetem hija e Bonihadit.
Qendermbrojtesi yne Fagu e mbulon ate kudo. Me kundersulme te befasueshme, skuadra jone shenon me ane te Mirashit ne minuten e 11-te te pjeses se dyte dhe fiton madje krejt ndeshjen 1-0. Te nesermen shtypi rumun e cileson Fagun me gjithe fare epitettesh te shkalles siperore, si postblloku shqiptar”, “polici i Bonihadit”. Po ai nuk harron te vleresoje dhe tere mbrojtesit e bashke me ta edhe sulmuesit.

Formacionet:
RUMANIA: Sadowski (81` Marku), Vass, Farmati, Bacut, Pall, Perenyi, Kovacs, Marian – cap-, Bonyhadi, Stiebinger, Badeantju.
Trajner: Colea Valcov
SHQIPERIA: Poselli, Dibra (46`Shaqiri), Spahiu, Llambi, Fakja, Parapani, Kavaja, Borici, Bicaku, Mirashi, Fagu.
Trajner: Adem Karapici
Gjyqtar i takimit: Todor Stoyanov (Bullgari)

Rumani - Shqiperi 0-1 (2 maj 1948)
(nga e majta ne te djathte), Rexhep Spahiu, Muhamet Dibra, Sllave Llambi, Bimo Fakja, Bahri Kavaja, Aristidh Parapani, Vasif Biçaku, Pal Mirashi, Besim Fagu, Xhakomino Pozeli (Giacomino Poselli), Loro Boriçi ( qe nuk eshte perfshire ne kuadrin e fotos)
Ne dyluftim dy qendersulmuesit e njohur Loro Borici dhe rumuni Bonihadi. Rumani – Shqiperi 0-1 me 1948.
Shqiperia para ndeshjes me Rumanine (nga e majta ne te djathte me fanella te zeza ne kete foto) Aristidh Parapani, Besim Fagu, Loro Boriçi, Muhamet Dibra, Rexhep Spahiu; (poshte nga e majta) Xhakomino Pozeli (Giacomino Poselli), Pal Mirashi, Bahri Kavaja, Vasif Biçaku, Bimo Fakja, Sllave Llambi ! Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Tri jave me vone, me sakte me 23 maj 1948 ne stadiumin “Qemal Stafa” ne pranine e 20.000 spektatoreve, skuadra jone pret skuadren me fame boterore te Hungarise. Me kete rast eshte e nevojshme te behet nje paranteze. Me 1 prill te po atij viti, si te bente “nje sondazh” rreth nivelit te futbollit tone, erdhi ne Shqiperi skuadra perfaqesuese e Budapestit, e perbere nga futbollistet e klubeve me te mira hungareze (“Ferencvarosh, “Ujpesht”, “Vashash”, “MTK”), me fjale te tjera nje variant i skuadres kombetare Hungareze te cilet fitojne takimin e pare 2-1. Po dy dite me vone, ne takimin e dyte, skuadra jone fiton 3-1 me golat e Fagut me penallti e pastaj te Boricit, njeri me i bukur se tjetri.

Trajneri hungarez Kiraj do te shprehej keshtu: “Kur u nisem nga Budapesti, mendoja se mund te na mundnit me pergaditjen morale fizike, por nuk pandehja se do fitonit edhe nga ana teknike”.

Dhe ja, 23 maji. Ndeshen Shqiperia dhe Hungaria. Ndonese perballe nje skuadre me autoritet ne Europe, skuadra jone zhvilloi nje nga ndeshjet e saj te rralla. Topi qarkulloi gjate gjithe ndeshjes ne te gjithe sektoret e fushes. Tensioni i ndeshjes u rrit shume e megjithate rrjetat nuk u preken. Dhe ja minuta e fundit. Qendersulmuesi hungarez Silagji pergjon dhe shkeputet befasisht. “Silueta” e tij ndodhet perballe portes. Gol! Jo! Mbrojtesit e diktojne dhe e frenojne. Dibra perfundimisht e “debon” topin nga zona e rreptesise. Tanet qendisin nje aksion. Pason nje krosim ne porten e hungarezit Tot. Pune sekondash. Nderrim i rrufeshem i situates. Per portierin hungarez kjo eshte krejt e papritur, Borici sikur e ka nuhatur kete. Vershon drejt portes . Totit i shpeton topi , Borici eshte vetem nje meter larg . Dhe…stepet. Nje rast qe nuk kthehet kurre me. Gjithsesi ne tabelen e rezultatit lexohet Shqiperia 0 dhe Hungaria 0 .

23 maj 1948. Ndeshja e dyte e Shqiperise ne Kupen Ballkanike dhe te Europes Qendrore. Pamja nga ndeshja Shqiperi-Hungari 0-0. Portieri hungarez me daljen e tij eviton humbjen 1-0 ……

Skuadrat zbriten ne fushe me keto formacione:
SHQIPERIA: Poselli,Dibra, Fagu, Spahiu, Llambi, Vathi, Parapani (74`Z. Gjinali), Borici, Bicaku, Mirashi, Kavaja.
Trajner: Adem Karapici
HUNGARIA: Toth, Kovacs, Kispeter, Konya, Horvath, Zakarias, Illovszky, Kubala, Szilagiu, Kaszthelyi, Pinter (60`Szabo).
Trajner: Tibor Galowich
Gjyqtar i takimit: Leo Lemesic` (Split-Jugosllavi)

Nje muaj me vone, 27 qershor 1948 , ne stadiumin Beogradski SK, ajo ndeshet me Jugosllavine ne Beograd, e cila dy vjet me vone, ne Kampionatin Boteror te Futbollit, po me kete skuader, do te kualifikohej ne fazen finale, qe do zhvillohej ne Brazilin e larget. Dhe perseri 0-0, pas nje loje dinjitoze te futbollisteve tane.

JUGOSLLAVIA: Sostaric`, Brozovic`, Broketa (34`Petrovic`), Cajkovski, Jovanovic`, Atanackovic`, Mihajlovic`, Mitic`, Golob, Bobek, Vukas`
Trajner: Arsenijevic` dhe Tirnanic`
SHQIPERIA: Pozeli, Dibra, Fagu, Spahia, Llambi, Vathi, Parapani, Gjinali, Borici, Bicaku, Mirashi.
Trajner: Adem Karapici
Gjyqtari: Nikola Gelev (Bullgari)

Shqiperia qe renditej e dyta deri mbas ndeshjes me Jugosllavine kishte bere nje paraqitje dinjitoze ne kete edicion te kesaj kupe Ballkanike e cila nderpritet ne mesin e nentorit 1948, jo vetem nga prishja e marredhenjeve ne mes Shqiperise dhe Jugosllavise por edhe per arsye te tjera dhe vendimeve te marra. Ndeshjet e mbetura nuk zhvillohen me. Kampionati Ballkanik do te riniste ne vitin 1973 per tu nderprere perseri perfudimisht ne vitin 1980.

Keto jane edhe ndeshjet e tjera qe nuk u zhvilluan me 1948:
Jugosllavia – Hungaria / Jugosllavia – Rumania / Shqipëria – Bullgaria
Shqipëria – Polonia / Shqipëria – Çekosllovakia

Gjithsesi Shqiperia kunder Jugosllavise do te zhvilloi ndeshjen e fundit ne kete event dhe me tre ndeshje do te hape faqet me te bukura te futbollit tone, ku protagonistet ishin Dibra, Fagu, Spahiu, Llambi, Fakja, Parapani, Gjinali, Borici Bicaku etj.
Ne shtypin e huaj do te lexohej: “Shqiperia eshte nje skuader e rrezikshme. Skuadra shqiptare ka nje fizik dhe mbrojtje te hekurt. Shqiperia eshte nje shtet i vogel me futboll te madh”.

1948
Kompeticion i zhvilluar si Kupa e Ballkanit dhe Evropes Qendrore

4-4-1948 Sofia, Bulgaria 1-1 Poland / 18- 4-1948 Warszawa, Poland 3-1 Czechoslovakia / 2- 5-1948 Bucuresti, Romania 0-1 Albania / 23- 5-1948 Budapest, Hungary 2-1 Czechoslovakia / 23- 5-1948 Tiranë, Albania 0-0 Hungary / 6- 6-1948 Budapest, Hungary 9-0 Romania / 20- 6-1948 Bucuresti Romania 3-2 Bulgaria / 27- 6-1948 Beograd, Yugoslavia 0-0 Albania / 4- 7-1948 Sofia, Bulgaria 1-3 Yugoslavia / 4- 7-1948 Bucuresti, Romania 2-1 Czechoslovakia / 25- 8-1948 Warszawa, Poland 0-1 Yugoslavia / 29- 8-1948 Sofia, Bulgaria 1-0 Czechoslovakia / 19- 9-1948 Warszawa, Poland 2-6 Hungary / 10-10-1948 Chorzów, Poland 0-0 Romania / 24-10-1948 Bucuresti Romania 1-5 Hungary / 7-11-1948 Sofia Bulgaria 1-0 Hungary

Kompeticioni i nderprere ne nentor 1948

Golashenuesi me i mire deri ne nderprerje ishte nje emer i mirenjohur ne arenen nderkombetare dhe ne historine e futbollit boteror, hungarezi Ferenc Puskás me 5 gola te shenuar ne kete event.

____________
Informacioni i perdorur: “Historia e Futbollit” (me korigjime), shtepia botuese “8 nentori” – 1980 /S. Kellici /f. 76-78 / EuFootball.info / IFFHS statistics.

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve, shkurt 2021

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply