(Dita 7) FIS-Kampionati Botëror i Skive Alpin | Kortina 2021!

0
599

REPORT  

Dita e shtate, 18 shkurt
Mbas garave “Paralel te Sllallomit Gjigand” per femra, te fituar nga italiania Marta Basino dhe austriakia Katharina Liendsberger ne diten e 5-te, dhe te eventit te skuadrave po ne “Paralel” te fituar nga Norvegjia ne diten e 6-te, sot ishte ne program gara e Sllallomit Gjigand per femra.

Gara: Sllallomi Gjigand (Giant Slalom) femrat
Kushtet klimaterike: Kohe me diell.
Temperatura ne piken e startit : 4°C , ne finish 6°C
Kondicioni i pistes: i mire / bore e ngjeshur.
Skiatoret pjesemarres: 99
Ora e fillimit te gares: 13;30

Lara Gut-Behrami do lere Kortinen si kampione e dyfishte e botes. Mbasi kishte fituar medaljen e arte ne Super G, dhe nje medalje te bronxte ne Zbritjen e lire (Downhill), ajo fitoj sot per te dyten here titullin kampion te botes ne Sllallomin Gjigand.
Qe ne fillim te ketij kampionati boteror, presioni mbi kete skiatore qe te fitonte te pakten nje medalje, ka qene i madh . Tani Lara Gut-Behrami jo vetem iu pergjigj zerave qe kur fitonte medaljen e pare te arte por beri te heshtin ato.
Megjithate ajo do te shprehej:  “Kjo medalje e sotme, ka qene definitivisht e papritur per mua. Jam me te vertete ne nje enderr qe fitova ne kete gare”.


Por ëndrra nuk u bë e lehtë mbas nje gare mjaft konkurruese qe u shty ne limitet e saj. Në fund, më pak se një e dhjeta e sekondës ishte ndryshimi midis arit dhe bronzit në një garë “të ngushtë” me nje lufte sportive te vecante.

Mikaela Shiffrin mori medaljen e argjendtë vetëm 0,02 sekonda prapa Gut-Behrami. “Ishte një luftë e ashpër. Nuk ishte e lehtë, prandaj jam goxha e tronditur qe të marrë një medalje sot, ” tha Mikaela Shiffrin për argjendin e saj. “Rendja e dyte (roundi i dyte i gares) kishte shumë kthesa, e cila kishte një ndryshim te madh nga roundi i parë. Në garat e mepareshme nuk u përshtata aq mirë sa e realizova sot “.

Foto emocionuese qe vjen nga sporti i bukur i Skive. Dy rivalet e gares se sotme Behrami – Schiffrin perqafohen ne fund te saj, madje eshte Lara Gut Behrami qe shkon ta perqafoje amerikanen per garen e forte dhe luften e rrepte sportive qe u karakterizua sot.

Në vendin e tretë ishte austriakja Katharina Liensberger, vetëm 0,09 sekonda prapa. Austriakia e re tani ka dy medalje në Kortina pasi fitoi arin ne “Paralel”. 23-vjeçaria është më shumë një yll në sllallom dhe ka vetëm një podium në karrierë në sllallomin gjigant të Kupës së Botës. “Unë jam plotësisht e befasuar dhe me të vërtetë e lumtur me përfundimin tim sot,” tha Liensberger. “Kam pasur një rendje të mirë të parë, gjë që më vendosi në një pozitë të mirë, por të fitoja një medalje sot ishte e papritur për mua.”
Raundi i dytë sot i kesaj gare ishte dukshëm më i ngadaltë dhe më i gjatë për atletët, por edhe sepse temperaturat e ngrohta ngadalësuan disi kursin por kurrsesi rivalitetin dhe konkurrencen.

Me poshte nje fotogaleri according to the FIS Alpine Uficial FCB Page! 

 

__________________________
18 shkurt 2021 (P. Bj)
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

 


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply