Champions League 2021

0
670

U zhvilluan dje, ndeshjet e ditës së dytë për Champions League. Jemi në 16-tëshe nga ku, pas këtyre ndeshjeve, do të dalin tetë më të mirat. Mbrëmja e djeshme dhuroi një fitore të madhe dhe të papritur të Borusia Dortmund ndaj Seviljes si dhe, fitoren e Portos ndaj Juventus.

Porto – Juventus 2-1

 

Një sfidë e nxjerrë nga historia. Kujtojmë, Juventus në vitin 1983, ka fituar Kupën e Kupave në finale ndaj Portos, 2-1. Mbrëmja e djeshme, foli kryesisht për Porton. Ishte një ndeshje që mund të përfundonte më keq për Juventusin por, për fat të mirë, në vend të një humbjeje të rëndë, doli me shpresa nga “Estadio do Dragao” pas golit të Kiezës. Ndodh shpesh në futboll të mos luash mirë e të marrësh një rezultat favorizues. Në rastin konkret, do të ishte barazimi për Juventusin por, arbitri Carlos del Cerro Grande nuk akordoi një penallti të pastër për Ronaldon në 94′. Kështu që përfundimisht, çdo gjë u nda me drejtësi. Një Juventus krejt e përgjumur e me gafa në mbrojtje, pësoi golat në sekondën e 64 të pjesë së 1rë dhe në të 20tën e pjesës së dytë dhe nuk e meritonte barazimin. Fitoi Porto e cila e meritoi plotësisht fitoren.                                                                                           Pritet me shumë interes ndeshja e kthimit në Torino.

Formacionet

Porto – Marchesin, Manafa, Mbemba, Pepe, Zaldu, Uribe, Oliveira, Corona, Otavio, Marega, taremi. Luajtën edhe Loum, Luis Diaz, Grujic, Fr. Conceiçao.

JuventusSczesny, Alex Sandro, Chiellini, De Ligt, Danilo, Bentancur, Rabiot, Chiesa, Mc Kennie, Ronaldo, Kulusevski. Luajtën edhe Ramsey, Morata, Demirel, 

GolatTaremi 1′, Marega 46’/ Chiesa 83′

 

Sevilla – Borussia  2-3

Surpriza e mbrëmjes ndodhi dje në Sevilje. Borussia e Dortmundit e cila po kalon një moment jo të mirë në Bundesligë, fitoi dje në “Ramon Sanchez Pizjuan” ndaj Sevilja me 2-3. Borusia pati në një ditë të mirë treshen Rojsh – Sanço – Haland dhe falë rezultativitetit perfekt, arritën të marrin avantazhin që në pjesën e parë 1-3. Sevilja shënoi e para me Suso dhe u duk se, ashtu siç pritej, do të ishte një mbrëmje zbavitëse për Sevijanët por… Haland në një mbrëmje të madhe dhe Sanço e Marko Rojsh, u kujdesën që të ndodhte krejtësisht e kundërta. Borussia në pjesën e dytë arriti ta administronte rezultatin dhe përfundimisht, doli fituese nga një fushë ku mund të humbasë çdo ekip dhe, më në fund, arriti të marë një fitore jashtë fushe pas plot tetë vitesh! ndeshja e dytë, do të jetë një betejë pasi Sevilja është anjë nga ato ekipe që nuk e njeh faktorin fushë dhe nga ana tjetër, do të jetë e detyruar të rrezikojë duke luajtur hapur në sulm që në fillim. Gjithsesi, pas humbjes brenda fushës gjithashtu, të Barcelonës ndaj Paris Saint Germain, një pyetje ka filluar të pëshpëritet kudo – a ka filluar një krizë e futbollit spanjoll apo është thjesht ndodhi nga ato që dhuron futbolli?…

Formacionet

Sevilla – Bono, Navas, Kounde, Carlos, Escudero, Jordan, Fernando, Rakitic, Suso, En-Nesyri, Gomez. Luajtën edhe Rodriguez, Gudelj, De Jong, Munir, Torres.

Borussia – Hitz, Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro, Dahoud, Can, Bellingham, Reus, Sancho, Haaland. Luajtën edhe Paslack, Meunier, Brandt.

GolatSuso 7′, De Jong 84’/ Dahoud 19′, Haaland 27′, 43′.

 


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply