1971 – 1972 | Kampionati Kombëtar i Futbollit (Pjesa e pare)!

0
1270

Sezoni i Kampionatit 1971-1972.

1972, eshte viti i futbollit shkodran me Vllaznine qe do te fitoje jo vetem titullin kampion por edhe kupen e Republikes. Suksesi i kesaj skuadre, perkon me ato te skuadres se madhe holandeze “Ajax” qe kishte nisur te dominonte arenen boterore me futbollin total. Pra thame  – perkon si periudhe kohore, ndersa per te bere nje krahasim te tille ne mes Vllaznise dhe Ajax te v. 1972 natyrisht qe duhet nje vetekontroll i emocioneve.

Gjithsesi per te shkuar deri tek titulli shkodranet pershkuan jo lehte rrugen deri ne majen e futbollit shqiptar me nje fitore te dyfishte.
Ne periudhen 1971-1972 kupa e kampionati pas nje cerek shekulli , kthehen perseri tek fituesit e pare – futbollistet e Vllaznise. Dhe kjo ndodh pas tere atyre luhatjeve qe ka pasur kjo skuader gjate kampionateve kombetare duke perfshire per nje vit edhe renien ne kategorine e dyte.
Po me pas shkodranet dhane prova bindese se po ngjiteshin gjithnje e me lart.

Do te mundohemi me anen e ketij shkrimi te ndare me pjese te arrijme te pershkruajme ecurine dhe etapat e ketij edicioni kampionati qe u zhvillua me pjesemarrjen e 14 skuadrave, duke shpresuar njekohesisht te percjellim sado pak emocione dhe ngacmuar ne kujtesen e lexuesve.

Tonin ne javet e para te ketij kampionati e japin 17 Nentori dhe Partizani. Ne javen e 10-te, skuadra nentorase fiton ndaj Partizanit dhe shkeputet 2 pike prej tij. Dhe kur Partizani barazon 1-1 me Skenderbeun dhe 17 Nentori mund 2-0 Traktorin duke e rritur diferencen e pikeve ne tre me Partizanin, pikerisht atehere fillon ngjitja e Vllaznise, (17 Nentori 19 e Partizani 16 pike);

Pas periudhes festive te vitit te ri 1972, skuadrat zbresin ne fushe me 9 janar per te zhvilluar javen e 12-te. Arrihen keto rezultate:
Dinamo 4-1 Lokomotiva / Tomorri 2–2 Labinoti / Studenti 1-1 Luftetari
Flamurtari 0-2 Vllaznia / Besa 0-0 Partizani / Skenderbeu 1-1 17 Nentorin.

Jane 4 barazime ne gjashte ndeshjet e luajtura. U shenuan 15 gola. Ne kryesim gjindet 17 Nentori me 20 pike, i ndjekur nga Dinamo, Vllaznia e Partizani me 17 pike. Ndersa Shkendija – Traktori u zhvillua nje dite me pas……

Caste nga ndeshja Besa – Partizani 0-0

Ndeshja e karteles ishte ne Kavaje ku cdo gje u mbyll me rrjeta te paprekura 0-0. Ky takim u prit me mjaft interes edhe per faktin se keto dy skuadra kane zhvilluar gjithmone midis tyre takime te nje niveli te mire tekniko-taktik. Dhe keshtu rezultoi edhe ky takim, pergaditjen e mire fizike te lojtareve nga te dyja skuadrat, ane pozitive dhe loje me rendiment, ku ne planin taktik “Besa” veproi drejt duke sulmuar nga krahet me ane te Kashamit por pa arritur te shenoje sepse portieri Lelaj arriti te zgjidhe mjaft mire disa momente dramatike sic ishte ai i minutes se 61-te (Karriqi), por edhe disa raste te tjera edhe per meriten e nje mbrojtje te mire te miqve sic ishin forma e Canit dhe S. Berishes. Duke pare shtatelartesine e mbrojtesve partizanas (Berisha mbi te gjithe) krosimet ne qender nuk dhane rrezultat. Duke u nisur nga rastet e krijuara Besa duhej te fitonte. Partizani i besoj kundersulmit te shpejte me Bajkon, Panon e Shaqirin. Duhet permendur qe repartet difensive te ekipeve ishin ne lartesine e duhur, luftuan fort per topin e pare dhe me korrektesi. Ndeshja u zhvillua ne nje terren te renduar dhe ky ishte nje fakt tjeter qe i pengoi lojtaret per te treguar plotesisht shkallen e pergaditjes.

Besa: Feshti, Mullaliu, Kapidani, Hushi, Dyla , Mili, Kashami, Karriqi, Merhori, Pagria, Bishtaja Tr.: Muhamet Vila
Partizani: Lelaj, Seferi, Berisha, Cako, Cani, Thaka, Bajko, (Kalluci), Xhafa, Shehu, Pano, Shaqiri (Ziu) Tr.: Bekjush Birce
Gjyqtaret e nje treshe vlonjate me kryesor Faik Bajramin e i kategorise nderkombetare.
Pati dy kartona te kuq respektivisht per Kariqin e Beses dhe Cakon e Partizanit.

Po te tjerat?
Dinamo korr fitoren me te thelle te javes duke mundur Lokomotiven 4-1. Sic e tregon edhe rezultati , vendasit luajten me mire jo vetem persa i perket mobilizimit e luftes per topin e pare por paten epersi edhe ne planin e pergaditjes fizike, teknike e taktike. Autore te golave ishin Pernaska 28` e 56`, Ibershimi 38`, Xhafa 71`. Golin e miqve e shenoi Puka me nje gjuajtje nga larg duke gjetur te papergaditur portierin dinamovit Rama.

Ne Vlore, Vllaznia fiton 2-0. Vendasit u hodhen ne sulm qe ne fillim duke sjellur mjaft pune mbrojtjes shkodrane e cila ne njeren nga keto sulme gabon duke i dhene te drejten Flamurtarit e nje ekzekutimi penalltie qe e neutralizon me sukses portieri Ndoja. Eshte momenti kyc i ndeshjes qe ndikon negativisht per vendasit. Shkodranet kuptojne dhe shfrytezojne situaten duke shenuar ne pjesen e pare me ane te Hoxhes. Flamurtari edhe pse e rimerr vetem perseri nuk arrin rrezultatin e deshiruar. Perpjekjet e vlonjateve jane te shumta edhe ne pjesen e dyte aq sa Ndoja detyrohet te nderhyje 5-6 here brenda harkut te 17 minutave. E provojne Zilja, Saraci per vendasit por Ndoja nuk kalohet , dhe do te jete perkundrazi Vllaznia qe shenon perseri me ane te Rakiqit pikerisht ne 5 minutat e fundit mbas nje kundersulmi te shpejte, 0-2!

Me gjithe kohen e keqe dhe shiun qe ra gjate gjithe ndeshjes takimi ne Korce ne mes Skenderbeut dhe kryesueses 17 Nentori u ndoq nga nje numer i madh spektatoresh. Ne 45 minutat e para vendasit ku luajten me mjaft energji i detyruan lojtaret kryeqytetas te luanin me nje mbrojtje te ngjeshur. Sulmuesit korcare te ndihmuar edhe nga repartet e tjera te skuadres krijuan disa raste shenimi sic vlen per tu permendur goditja e shtylles nga Dhembi. Ndersa miqte u bazuan ne lojen kundersulmuese nepermjet Hykes i cili ne nje rast ku doli i vetem me portierin Kaci nuk ishte ne gjendje te shenonte avantazhin nentoras. Ne pjesen e dyte shenimi i golit nga Skenderbeu me ane te Xhambazit, duket se ndikoi pozitivisht ne lojen e miqve te cilet u hodhen ne sulm per barazimin . Keshtu provojne me ane te Hykes, godasin edhe ata nje shtylle me ane te Kazanxhiut por….rezultati nuk ndryshon. Tre minuta para perfundimit te lojes Frasheri gjuan nje goditje denimi . Topi drejtohet ne zonen e rreptesise dhe aty Shehu qe ka zevendesuar Dibren zgjidh ne favor te tij lemshin e krijuar para portes korcare duke shenuar golin e barazimit , 1-1!

Ndersa per dy ndeshjet e tjera mund te thuhet se :
Studenti e Luftetari qe ndajne perkatesisht vendin e parafundit dhe te fundit, lujatur ne stadiumin “Dinamo” ishte i nje niveli te dobet. Krantja shenoi golin duke i dhene piken e pare miqve gjirokastrite qe kishin ngelur ne shifren 0 pas 1100 minutave loje!

Ne Berat, Tomorri e Labinoti dhurojne 4 gola ne gjysme ore loje te pjeses se pare. Ne pjesen e dyte nuk u shenua ngaqe skuadrat u ruajten me shume dhe “rane dakord” me barazimin e nje ndeshje qe vendasit e Tomorrit e luajten me mire.

Perfundon faza e pare!
Me javen e 13-te mbyllet keshtu edhe gjiro e ndeshjeve te para duke i lene dates 30 janar 1972 startimin e fazes se dyte.
Pas 13 ndeshjeve qendron ne krye 17 Nentori pa humbje me 22 pike e ndjekur nga Vllaznia e Partizani me nga 19 pike sejcila. Dinamo qe ka shenuar gola me shume se te tjerat ne kete faze (27 ) eshte 1 pike me pas (18) ne vendin e 4-te. Pra kater skuadrat e medhaja te futbollit shqiptar i ndjek Besa me 16 pike e renditur e 5-ta. Ne fund te tabeles jane Tomorri e Luftetari me 3 pike te fituar gjate gjithe fazes se pare dhe mbyll renditjen Studenti akoma me keq se dy te tjerat , me 1 pike!!!
Vecojme rezultatet: Labinoti 1-1 Dinamo; Luftetari 1-0 Tomorri
Partizani 2-0 Flamurtari; Vllaznia 2-0 Studenti dhe 17 Nentori – Besa

E shtune 15 janar
Ne Elbasan Labinoti arrin barazimin e 8-te te tij brenda nje faze dhe perseriti historine e gjate te barazimeve midis tij dhe Dinamos. Elbasanasit edhe pse hyne ne fushe te mobilizuar u munduan duke dhene gjithcka ne fushe por prap se prap nuk shkuan me larg se barazimi. Edhe kesaj radhe ato ishin te vendosur per fitore dhe kjo u pa tek loja e bukur qe zhvilluan sidomos ne pjesen e pare. Epersine e vendasve e thyejne ne minutat e para te pjeses se dyte miqte te cilet me nje kundersulm te shpejte godasin shtyllen . Edhe disa minuta me vone elbasanasit krjojne mundesi shenimi …por do te jene dinamovitet qe hapin serine e sulmeve te tyre. Ceco humbet nje rast te paster por qe me pas e korrigjon shpejt Pernaska I cili shfrytezon ne kohe nje krosim nga e djathta duke shenuar me koke. Pergigjet Labinoti. Ne minuten e 63` Himci qe u shqua gjate gjithe ndeshjes ekzekuton bukur nje goditje denimi dhe Rudi shenon 1-1. Pas barazimit dinamovitet i japin me impuls lojes duke e detyruar portierin Bakalli te beje nderhyrje te veshtira. Qe nga ketu nis nje dialog ne mes sulmit vendas dhe mbrojtjes mike. Krijuhen per Labinotin edhe tre raste te tjera shenimi por Himci, N. Hysi dhe Rudi nuk ishin ne gjendje te ndryshojne shifrat e barazimit 1-1. Spektatoret pane nje loje te forte dhe nje Dinamo qe punoi me mire taktikisht. Veprim i drejte dhe korrekt edhe nga mbrojtesit e Labinotit qe mbuluan nga afer Cecon e Pernasken.

16 janar
Mbas dy barazimeve radhazi Partizani takimin e fundit te fazes se pare e mbylli me nje finish te bukur, duke mundur thelle Flamurtarin 3-0, mbas nje niveli kenaqshem tekniko-taktik. U kryen veprime te renditura dhe harmonike qe nga mbrojtja mesi i fushes dhe sulmi . Loja e tij erdhi duke u rritur nga minuta ne minuta derisa ne pjesen e dyte kishte epersi ne cdo drejtim . Dallohet Pano ne “qendisjen “ e disa topave qe u pasoi shokeve. Ndersa Flamurtari ne dy takimet e fundit i vuri fre ngjitjes ne renditje. Pjesa e pare me gjithe rastet e krijuara nga Partizani u mbyll ne barazim 0-0, ndersa ne pjesen e dyte shenuan: 46`Xhafa, 55` Pano me koke dhe 66` Shaqiri

Ne Shkoder ne stadiumin “Vojo Kushi” Vllaznia shenon fitoren e saj te 7-te duke mundur 2-0 Studentin. Ne cdo pjese loje ata shenuan nga nje gol . Ne miunten e 20-te Bizi pas nje gjuajtje bombe ne trekendesh dhe ne 55-ten Rakiqi me koke siguron fitoren 2-0. Vllaznia tani eshte ne ngjitje.

Caste nga ndeshja ne kryeqytet ndermjet 17 Nentorit dhe Beses 1-0. Momenti i golit te shenuar nga Llambi

Ne “Qemal Stafa” qe eshte mbushur plot zhvillohet ndeshja 17 Nentori – Besa. 45 minutat e para zhvillohen me emocione te shumta. Te dyja skuadrat ishin te mobilizuara duke luajtur fort me deshiren e madhe per fitore. Spektatori behet deshmitare i ndeshjes me nje loje te rrjedhshme me sulme e kundersulme. Miqte kavajes iu larguan cic-micit dhe pasimeve te shumta pa mbarim. Vendasin ngulmojne me shume dhe humbasin dy tre raste te mira per shenim . Ne minuten e 18` , vendasit shenojne me anen te Llambit pas nje kunderzbritje te shpejte. Ndonje rast e humbasin edhe kavajasit me ane te Dizdarit …raste te pastra humbasin edhe Hyka e Llambi duke mbyllur 45 minutat e para 1-0 per 17 Nentorin.
Perkundrazi ne pjesen e dyte ritmi i lojes ra ndofta ngaqe u harxhuan energji ne menyre jo racionale qe ne pjesen e pare. Loja u be e ngathet dhe u kufizua vetem me disa copra te bukura, edhe zbritjet u bene “ralle e per malle”. Keshtu qe mbas mbarimit te 90-te minutave, vendasit moren dy pike te vlefshme duke ruajtur largesine nga Vllaznia e Partizani si dhe te thellojne ate me Dinamon e frenuar ne Elbasan. Per tu permendur jane dy reagime te lojtareve kryeqytetas, Frasheri gabon ndaj kundershtarit dhe kerkon te falur ndersa i dyti bie ne sy me sjelljen arrogante e te shemtuar te Hykes i cili ankohet dhe proteston pa mbarim ndaj gjyqtarit (dhe per cudi duket se nje tradite do te krijohet tek kjo skuader ku lojtare te vecante kane percjellur tek njeri-tjetri nder breza sjellje te pakendeshme te denje per atletet profesioniste)

Vazhdon me pjeset e tjera…………
__________________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – mars 2021
Ne ndertimin e tekstit u perdor informacioni baze i nxjerur nga gazeta Sporti Popullor, koleksioni personal 1972.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply