Klubet shqiptare ne Kupat e Europes
Ne kete edicion, 4 jane skuadrat qe marrin pjese ne Kupat e Europes. Skuadra kampione ne fuqi Teuta ne “Champions League” dhe Partizani, Vllaznia e Laci ne trofeun e ri per klubet qe startoi kete vit te quajtur “UEFA Conference League” e vlefshme me ate te Kupes UEFA dikur prapa ne kohe.
Ne ndeshjet e turit te pare kualifikues per “Champions League” e cila filloi me 15 qershor 2021, skuadra jone kampione ne fuqi “Teuta” e humbi thelle kunder Sherif , 0-4 ne stadiumin e qytetit te Durresit “Niko Dovana” , ne ndeshjen e pare, (Luvannor 15′, 45’+1; Traore 56′ ; Castañeda 89′) dhe 0-1 ne Moldavi ne ndeshjen e kthimit (6` Traore);
Teuta e kompromentoi kualifikimin qe ne ndeshjen e pare ku u paraqit mjaft dobet dhe duke mos i lene asnje mundesi ne ate te kthimit.
Ne baze te rregullit te UEFA-s skuadrat kampione te eliminuara ne Champions League do te kalojne ne fazen eliminatore te turit te dyte te UEFA “Conference League” .
Ne “Conference League” tre skuadrat e tjera shqiptare arriten te kualifikoheshin me sukses.
Me te “lehte” e pati Partizani qe i fitoi te dyja ndeshjet, te paren ne Tirane 5-2 me 8 korrik ndaj FCSG te Moldavise (15`, 85` Lucas , Stenio Junior 26`, 61` , Cara 78` (P); 44` Volkov pen. , 80` Solodovnicov (FCSG), dhe te dyten 3-2 jashte fushes se vet me 13 korrik 2021 ( 4` Volkov pen. , 22` Solodovnicov (FCSG); 15`Cara, Stenio Junior 42`, 55` (P);
Skuadra e Partizanit nuk zhgenjeu duke ruajtur akoma ne ADN-ne e ketij klubi sukseset e dikurshme ne Kupat e Europes , paraqitjen dinjitoze te brezave te viteve 60-te deri tek ato te 80-tes.
Te njejten gje duhet thene edhe per skuadren shkodrane Vllaznia qe ashtu si Partizani duket se mban akoma ne ADN-ne e saj paraqitjen me dinjitet jashte vendit. Keshtu ndodhi edhe kete edicion pas nje mungese te gjate ne keto kupa. Ndonese e humbi ndeshjen e pare 1-3 te zhvilluar ne Bosnje kunder Shiroki Brieg me 8 korrik (43` pen. 53` pen. Stanicic, 77` Lukic`; Coba 90+2) , ajo ne Shkoder me 15 korrik ne ndeshjen e kthimit, permbysi gjithcka duke fituar 3-0 dhe kualifikimin turin tjeter (46` 78` Gjurgjevijk, 62` Imami). Stadiumi “Loro Borici” pati nje atmosfere te zjarrte dhe te pranishmit, nje pjese e tifozeve te ekzaltuar e tejkaluan disi festen duke bere gjithsesi qe UEFA te t`a kaloje incidentin me nje gjobe ndaj klubit Vllaznia qe per disa dite ishte ne tensionin e masave ndeshkuese.

Skuadra e trete ne “Conference League” eshte Laci, nje surprize e kendeshme e futbollit shqiptar mbas viteve 90-te.
Me 6 korrik skuadra laciane humbet vetem 0-1 ne Podgorice ndaj skuadres vendase me te njejtin emer, FK Podgorica . Lacianet qe u paraiten mjaft mire mposhten vetem me nje penallti te ekzelutuar nga Vujovic` ne min. 57`.
Me 15 korrik ne Lac, ne ndeshjen e kthimit ato fitojne paster 3-0, pas minutave shtese (Ard. Deliu 60`, Lushkja 93` dhe Prengaj 113`) duke i dhuruar klubit dhe tifozeve te tyre nje kualifikim historik si dhe futbollit shqiptar nje surprize te kendeshme.
Ne turin e dyte kualifikues qe startoi me ndeshjet e para me 20-21-22 korrik, perseri “Laci” e nis me fitore ne fushen e tij kunder nje skuadre te mirenjohur , rumuneve te Universitatea te Krajoves. Golin e fitores e shenoi Zarubica ne min. 36`.
Vllaznia luan ne Qipro, ndaj AEL dhe vetem nga nje pakujdesi ne minutat shtese te pjeses se pare (45+2), humbet ndeshjen 0-1 (Scepovic`), por duke lene hapur kualifikimin . Mirepo ne ndeshjen e dyte ne Shkoder nuk munden te permbysin rezultatin, madje humbin edhe ne fushen e tyre po 1-0 me nje gol te pesuar qe ne minuten e 20-te nga Scepovic i njejti autor si ne ndeshjen e pare ne Limasol , Qipro.
Partizani niset me optimizem ne Bazel te Zvicres kunder skuadres vendase me te njejtin emer “Basel”, reziston per 43 minuta por me pas nuk ia del dot duke humbur 0-3 me golat e Stocker 43`, 80`dhe Cobral 52`. Negativ edhe rezultati i ndeshjes se kthimit me 29 korrik ne Tirane (0-2, me golat e Stocker 38` e Cabral 49`) duke dale jashte kompeticionit me golaverazh 0-5.

Mrekulline e ben Teuta e cila ndonese kishte humbur 0-2 ne Durres me 22 korrik ndaj Inter Escaldes te Andores (Soldevila Solduka 37`, 56`), ne ndeshjen e kthimit ne Andora me 27 korrik ajo fiton 3-0 edhe pse mbas minutave shtese!!! Plaku shenon dy gola ne 25` dhe 80` dhe ne min. 105 me pen. Kollaku u jep durresakve nje fitore te “cmendur” me permbysje si asnjehere ne historine e klubeve shqiptare ne kompeticione nderkombetare nga 0-2 ne Durres, ne 3-0 ne Andora!!! Keshtu Teuta eshte skudra e pare qe kualifikohet per ne turin e trete te “Conference League”.

Me 29 korrik edhe Laci mban lart emrin e futbollit shqiptar duke barazuar me rrjeta te paprekura 0-0 ne Krajove kunder skuadres se forte rumune Universitatea.


Futbolli shqiptar me klube tashti perfaqesohet me dy emra te ri ne arenen nderkombetare, Teuta e Durresit. Dikur kjo skuader, Lokomotiva e Ballgjineve, Kapedanit, Kokes, Ajazit, Himes, Hados ndonese ne kampionatin kombetar ishte njera nga skuadrat me te forta ne arenen nderkombetare ne Kupat e Europes nuk pati fatin asnjehere t`a shohe veten kaq lart , ne turin e trete te nje kupe.
Nderkohe skuadra e Lacit eshte surpriza me e madhe dhe me kendeshme e futbollit tone, jo vetem ne kampionatin kombetar, kur kjo skuader dikur ne vitet 80-te / 90-te “notonte” ne mes kategorive inferiore te 2-te e te trete, tani emri i lacjaneve pervecse ne kategorine superiore po shkruhet ne histori edhe ne Kupat e Europes me kalimin ne turnin e trete eliminator te Conference League”
Kundershtaret e klubeve tona qe do t`i zhvillojne ndeshjet e para me 5 gusht do te jene per Lacin nje emer i madh me histori te shkuar ama ne rang klubesh, Anderlehti i Belgjikes, dhe per Teuten irlandezet e Shamrok Rovers. Ndeshjet e kthimit do te luhen me daten 10 gusht ne Bruksel dhe ne Durres.
______________________
© Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013
Material i rezervuar – 2 gusht 2021