Basketbollistja Diana Shoshkiç, “meteori” i parketit në v. `70-të!

0
682

Diana Shoshkic
Eshte nje nder shembujt kur sporti dhe arti kane piketakime ne rrugetimin e tyre.
Ka qene basketbolliste e mirenjohur e skuadres 17 Nentori te Tiranes ne vitet `70-te.
Nje sportiste e dalluar por fatkeqesisht karriera e saj nuk ishte e gjate, e ngjashme me rrugetimin e nje “meteori”, ndricimi i te cilit eshte i forte edhe pse kalimtar.
Sic edhe dallohet nga mbiemri origjina e saj nga babai qe quhej Dobrillo,
eshte nga Mali i Zi.

Interpretoi edhe si aktore ne filmin serial televiziv “I treti”, nje rol te vogel te vajzes basketbolliste (edhe ne film) te “Trajanit” (Lec Bushati).

Lindi ne Shijak. Vajza e nje emigranti nga Mali i Zi, qe ishte larguar qe andej aty nga viti 1948. Nena e saj, Shpresa, ishte shqiptare nga Shijaku me profesionin e arsimtares.
Mbase nga e ema trashegon sportin, si nje ish volejbolliste e vajzave te Erzenit.

As 16 vjece, shume e re ne moshe , ishte e panjohur ne sportin e basketbollit ne fillim te viteve 70-te kur evidentohet si nje lojtare me elemente te mira teknike ne driblim, organizim dhe vizion loje. Shkallet e karrieres i ngjet me shpejtesi ne pak vite, thirret me Kombetaren , behet e njohur per stilin e saj dhe koncept per lojen. Terheq edhe fakti qe mban nje mbiemer te rralle, Shoshkiç.

Me numrin 11-të me fanelat e 17 Nentorit si të Simonoviç, arriti te terheqe vemendjen te regjisoreve qe e aktivizojne si aktore në filmin “I treti” ne vitin 1977, akoma studente ne maturen e “Qemal Stafes”

Ne vitin 1956, çifti Dobrillo dhe Shpresa Shoshkic` transferohen në Tiranë pasi i ati kishte fituar një bursë studimi për në Fakultetin Ekonomik. Sistemohen fillimisht te Shallvaret e më pas te pallatet e reja të “21 Dhjetorit”. Familja perbehej nga 5 anetare , djali Sllavenko, dhe vajzat Diana e Snezhana.

Pervec basketbollit ishte kampione ne shah per moshen ne kampionatin e shkollave ne Tirane, spikati në atletikë, e para në shtizë, kërcim së larti, ping-pong etj.
Eshte shkeputur perfundimish nga basketbolli shume here ne vitin 1979.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 15 prill 2022
_____________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve
Referenca: “Panarama Sport”

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply