Champions League 2021

0
912

Barcelona  –  Paris Saint Germain  1-4

Barcelonën tashmë mund ta identifikosh vetëm nga fanellat! Dje, ekipi katalanas vërtetoi edhe një herë se nuk ka lidhje me emrin e lavdishëm të së kaluarës jo të largët. Paris Sent Zhermen nën drejtimin e trainerit Poçetino, ish kapiten i skuadrës dikur, dhuroi leksione futbolli. Të një futbolli të thjeshtë e të bukur, ku, Kilian Mbape bënte diferencën. Ngjan se Paris S.G., është treguar shumë e zgjuar në blerjet e saj ku, teksa sheh Barcelonën dhe Totenhem, përpiqesh të kuptosh sa më i suksesshëm është Mourinho tek Tottenham apo Kuman tek Barcelona dhe, a ka humbur apo fituar Juventus duke lëshuar Moise Kin!           U duk se Barcelona do të justifikonte titullin e ekipit favorit i cili luante në fushën e vetë. Mesi hapi rezultatin me penallti por më vonë, gjërat ndryshuan dramatikisht. Tre gola të Mbape dhe një i Kin vendosën pllakën e varrit mbi ëndërat e Barcelonës për Champions League të këtij viti.

Formacionet

Barcelona  – Ter Stegen, Dest, Pike, Zhordi Alba, Lengle, de Jong, Buskets, Gonzalez Lopez, Dembele, Mesi, Grizman – (luajtën edhe Pjaniç, Breithueijt, trinkao, Garsia)

P. S. G.Navash, Kurzaua, Kimbembe, Markinjos, Florenci,Verati, Parente, Gege, Mbape, Ikardi, Kin – (luajtën edhe Kerer, Pareira, Draksler, Ander Herera)

GolatMesi (pen) 27’/Mbape 32′, 65′, Kin 70′, Mbape 85′

 

Leipzig – Liverpool  0-2

Liverpool dje në mbrëmje, la premisa se po i rikthehet normalitetit. Më në fund, një mbrëmje për të festuar për “Reds”, çuditërisht, në Hungari, në stadiumin “Ferenc Puskas”, kundër Leipzig! Ishte një lojë e bukur, e luftuar nga të dyja ekipet por, që e dha verdiktin e vet, nga dy gabime të qendrës së mbrojtjes së ekipit gjerman. Si zakonisht, në të tilla raste, Sallah (MVP) dhe Mane nuk falën. Ishte një fitore në shumë aspekte për Liverpool. Mbi të gjitha për paraqitjen e lojtarit më të ri, Kabak, në qendër të mbrojtjes. Ai, luajti një lojë të shkëlqyer duke mos lënë përshtypjen se ishte vetëm ndeshja e tij të dytë me “The Reds”.

Formacionet

LeipzigGulashi, Mukiele, Upamekano,Klosterman, Kampl, Adams, Anhelino, Haidara, Zabitser, Olmo, Nkunku – (luajtën edhe Orban, Konate, Hi Çan)

LiverpoolA. Beker, Arnold, Kabak, Henderson, Robertson, Vajnaldum, Xhouns, Tiago, Mane, Sallah, Firmino – (luajtën edhe Shaqiri, Çambërlein, Uilliams)

GolatSallah 53′, Mane 58′.

Sot mbrëmje, luhen dy sfidat e tjera, Sevilja – Borusia Dortmund dhe Porto – Juventus.


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply