Një botë ndryshe

0
1254

Ishte koha kur Gjermania ishte e ndarë në dy shtete të ndryshme dhe sovjetikët duke ndjekur hegjemoninë e tyre e cila pati filluar që prej Stalinit, merrnin vendime për njërin nga ata shtete. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ishte nën diktaturë dhe një dekadë më parë, ishim shkëputur thuaj se me luftë nga vëllazëria me sovjetikët. Jo ata të Stalinit por ata të Hrushovit. Stalini kishte humbur tashmë shkëlqimin e tij edhe në vendin e madh të sovjetëve por, në Shqipëri jo! Statuja e tij, gjendej në çdo sheh kryesor nëpër qytetet e Shqipërisë së vogël larg sovjetikëve dhe në jetë, ne shqiptarët, ishim më stalinistët se vetë Stalini!                                                                                                                       Në foto, Portieri më i mirë i botës, gjermani (nga shteti perëndimor) Josef Dieter ”Sep” Maier sapo ka bërë një shëtitje të vogël relaksuese në bulevardin me emrin domethënës ”Dëshmorët e Kombit” të Tiranës së vitit 1971, duke lënë pas vetes udhëheqësin e bashkimit Sovjetik Josif Visarionoviç Stalin dhe i drejtohet hotelit ”Dajti” një ”capolavoro” (kryevepër) e fashizmit italian!                                                                                  Kanë kaluar vetëm 50 vite por, atëherë Tirana dhe  Berlini i copëtuar, ishin pjesë e një Europe të çoroditur aq sa, shpesh na ngjan se shqiptarë e gjermanë, jetonim në planete të ndryshëm dhe jo brenda të njëjtit kontinent!                                                                      Ishte një botë krejt ndryshe!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here