Pas njëzet vjetëve, gjyqtari Byron Moreno dhe ndeshja Itali – Kore!

0
596

Gjyqtari i shume perfolur i ndeshjes Itali-Kore ka dhene nje interviste kohet e fundit ne gazeten italiane sportive “Gazzetta dello Sport”!

Arbitri që ishte protagonist i eliminimit të “Azzurri” në Botërorin 2002 tregon për kete gazete: “Një nga garat e mia më të mira në karrierën time, nuk kam ndikuar në rezultatin. Por e pagova shtrenjtë. Arrestimi? U kërcënova. ”

18 qershori 2002 ishte një nga ditët më të pabesueshme në historinë e lavdishme të kombëtares italiane në Kupën e Botës. Itali-Kore e Jugut, ndeshja ku Bajron Moreno e lidhi përgjithmonë emrin e tij me te blutë nga një gjykim shqetësues, edhe për ata që nuk ishin të përfshirë emocionalisht.

Pothuajse njëzet vjet pas asaj ndeshjeje, ish-bilbili ekuadorian dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku sigurisht nuk tërhiqet nga ajo që u pa në fushë edhe pse nervozizmi nga ana italiane ndaj padrejtesise vazhdon akoma sot.

Në Ekuador ai është një yll i vërtetë me njerëz që e ndalojnë të bëjnë selfie dhe autografe për t’u përjetësuar me pasardhësit në mediat sociale. Ai drejton dhe menaxhon shfaqjen e tij televizive, “El pito de Byron” (“Bilbili i Bajronit”) në të cilin flet rreth gjykimit arbitral dhe drejton në jetë një akademi gjyqtarësh të rinj. Pra ky eshte aktualisht Byron Moreno, gjyqtari i ndeshjes Itali-Kore e Jugut, ndeshja më e kontestuar në historinë moderne nga Azzurri, që daton në Botërorin e vitit 2002.

Humbja që i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Trapattonit, me eliminimin e saj, erdhi si rezultat i gabimeve makroskopike të gjyqtarit, e faneles se zeze ekuadoriane të cilën vete Moreno e mohon edhe sot. Me përjashtim të një rasti, padyshim margjinal, por tani Moreno e pranon sinqerisht.

“Pas gjithë atyre viteve marr ende ofendime në rrjetet sociale nga tifozët italianë. E kam ndërgjegjen të pastër, jam i qetë. Ajo ndeshje është në top 3-shen e paraqitjeve të mia më të mira të arbitrazhit në karrierë – thote ai.

Keshtu njëzet vjet pas asaj date te 18 qershorit dhe asaj ndeshjeje të mallkuar, Moreno mori fjalën përsëri dhe pse me kalimin e tere asaj kohe ai perseri nuk e ndryshoi kurrë mendimin per gjykimin e tij, përkundrazi, duke u vetëvlerësuar provën e tij, kundër gjithçkaje dhe të gjithëve:

“Unë do t’i jepja vetes 8.5”, tha ai me krenari në kete intervistë për “Gazzetta dello Sport”. “Ajo lojë është në Top 3 që unë kam drejtuar ndonjëherë.” – vazhdon ai.

Pyetjes : A mund ta provoni sërish? – i pergjigjet: “FIFA nuk më ka zhvlerësuar kurrë, isha unë që u largova në 2002 në një moment të caktuar. Në dhjetor 2002 u konsiderova i pafajshëm, nuk kisha asnjë faj”.

Përjashtimi i Tottit për një faull penallti që u kthye në simulim, goli i rregullt i anuluar nga Tommasi, mospërjashtimi i Sun-hon Hwang dhe një sjellje arbitrazhi në kufi me arrogace dhe mendjemadhesi që të gjithë e mbajnë mend mirë dhe nuk do të mund ta harrojne kurrë.

Jane disa nga keto elemente që e bënë tere Italinë të diskutojë për futbollin me muaj të tërë, me tifozët që edhe sot – sipas Bajron – e shajnë.

Të njëjtët tifozë që rekomandohen të ndjekin programin e tij sportiv për gabimet e arbitrimit (të të tjerëve), në të cilin “ai do të flasë së shpejti për Serinë A” dhe të njëjtët tifozë të cilëve u lëshon shtizën e tij më të fundit, vdekjeprurëse: “Më vjen keq për eliminimi i Italisë nga Kupa e Botës, këtu nuk e dimë as ku është Maqedonia e Veriut…”

Nga Veriu (Maqedonia) në Jug (Korea) hapsira kohore nuk eshte dhe aq i gjate për ata me kujtesë të shkurtër, është vetë Moreno ai që u rikthehet atyre momenteve, episod pas episodi, duke rishikuar si një film artistik, të cilit megjithatë ai i ka vendosur filtrin e vet te leximit.

“Totti e di që kartoni i dyte i verdhe u dha me të drejtë, as ai nuk ka protestuar per kete, Di Livio dhe Vieri po”, thekson ekuadoriani “ai pengohet dhe bie duke u përpjekur të simulojë një faull. Rregullorja parashikon një paralajmërim. Edhe në rastin e parë kam vepruar si duhet”.

    

 

Më pas, në golin e Tommasit, u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje që ende thërret për hakmarrje:
“Nuk është përgjegjësia ime, në atë rast ishte asistenti argjentinas Jorge Ratallino. Nuk kam pasur kurrë vullnetin për të penalizuar apo favorizuar një nga dy skuadrat, Italine apo Korene”. .
Përkundrazi, Trapattoni, (i cili ishte kritikuar tashmë nga Moreno disa vite më parë), është arkitekti i vërtetë i humbjes së “Azzurreve” sepse “ai bëri një gabim duke lënë Gattuson të hynte në vend të Del Piero: në atë moment ai humbi lojën”.

Por megjithate “ka një krimb që gerryen” makthet e Morenos. Mes akuzave dhe gabimeve të shumta, ai pranon vetëm një rast pas vitesh dhe se për tifozët italianë është krejtësisht margjinal ndaj vendimeve të tjera të papërshkrueshme:
mospërjashtimi i lojtarit te Koresë për një faull ndaj Zambrottës. Një episod sigurisht jo vendimtar për rezultatin dhe ecurinë e ndeshjes, por që tek Moreno rëndon – sipas tij – në ndërgjegjen e tij, aq sa duhet ta “pastroje”:

“Sun-hon Hwang nderpret Zambrott-en në minutën e 72-të, i detyruar të largohet për shkak të dëmtimit. Kjo është e vetmja situatë që më ka bërë të mendoj kaq shumë vitet e fundit. Nëse do të kthehesha do t’i jepja një karton të kuq koreanit”.


Gjithsesi ky ishte vetem nje rast, si një pikë në oqeanin e gabimeve që Moreno bëri ne ate ndeshje dhe sipas tij i vetmi gabim që nuk do ta bënte më sot, duke konfirmuar mirësinë e të gjitha vendimeve të tjera të marra në fushë.
Edhe sot pas 20 vitesh!

Kush eshte gjyqtari Byron Aldemar Moreno Ruales

U bë arbitër ndërkombëtar në vitin 1996, Moreno u zgjodh për dy edicione radhazi të Copa América: 1997 dhe 1999, në të cilat ai drejtoi gjysmëfinalen midis Meksikës dhe Brazilit. Më vonë u caktua gjithashtu për Kupën e Botës
U-17 1999, Kupën e Konfederatave 2001 dhe Kupën e Botës 2002 të mbajtur në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Më 21 shtator 2010, u arrestua në aeroportin JFK të Nju Jorkut teksa po përpiqej të hynte në Shtetet e Bashkuara me rreth 6 kilogramë heroinë. Arrestimi është bërë i ditur nga DEA. Moreno punoi si komentator sportiv në një radio dhe kanal televiziv në Ekuador. Më 23 shtator 2011, u dënua me dy vjet e gjashtë muaj nga Gjykata e Qarkut të Nju Jorkut . I liruar para kohe në dhjetor 2012 për sjellje të mirë, u ekstradua në Ekuador, ku hetohet për evazion fiskal.

Perktheu nga “La Gazzettta dello Sport” / P. Bj
7 prill 2022
_____________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve – qe ne vitin 2013

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here