Sander Prosi – 24 mars 1985!

0
293

Dita e erret kur skena shqiptare humbi kolosin e saj!

Durres: 24 mars 1985
Mbeshteti fytyren tek pellembet e tij dhe ndenji per nje kohe, qe mua m`u duke e pafund. Ishte nje buzembremje marsi e po asaj dite, 24 mars…Bera misanskenen qe do te kryente Sandri. Po e prisnim me drita ndezur per t`u ngrohur sadopak mjedisi. Oret po kalonin dhe aktori nuk po dukej gjekundi….Dritat u ndezen, ceriten gjate dhe pashe te dale nga terri Josifi. ishte i bardhe si mriz…

– Merr ilacet e zemres, foli ai me nje ze te shperfytyruar. U akullova krejt, nxora trinitrinen nga kutiza dhe e futa nen gjuhe pa e ditur pse!

– Josif, cfare ka ndodhur, fole se po na luan menc. Ai nuk foli, por mori rrugicen tatpjete duke u mbajtur mureve. E ndoqa pas deri tek “Gazi” qe ishte ndezur . Te heshtur si dy mumje u zhytem ne erresiren e makines. Mori kthesen tek “Torra” dhe frenoi para hotel “Vollges”. Nje turme e hallakatur buburronte e heshtur. Policia kishte rrethuar vendin. Dritat e katit te pare ishin te ndezura. Nga dera e qelqte rrotulluese hynin e dilnin njerez me bluza te bardha. Ne turme dallova disa persona te sigurimit. Perpara se te zbres, Josifi me zuri prej krahu dhe me shkundi fort.

– Mblidhe veten, pi nje gryke raki…Sandri, zeri iu drodh dhe syte iu skuqen. Sandri, na la! ka rene nga kati i trete i hotelit.

Me vetoi ne tru nje vegim i munguar prej kohesh. Gjithcka qe shihja perreth ishte akkuluar krejt. Mos ishte vagulli ose cka tjeter…por jo! Vdekja e Sandrit? Jo. Nje pezim i pandjere kurre me pushtoi te gjithin, me veshtiresi cava koridorin e policeve qe donin te me ndalonin .

– Eshte regjisori i filmit , foli ne ecje Josifi, duke care perpara meje. Kisha ngrire perpara deres se qelqte dhe….Perpara syve me verboi carcafi i bardhe me bllama gjaku te mpiksur.
_______________
Pjese nga libri “Te pathenat” – Muharrem Fejzo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here